zbulimi

Zbulohet gjeni i vjeshtës!

Postuar në 05 Nëntor, 2016 20:01

Zbulohet gjeni i vjeshtës dhe quhet “Stay green” (qëndro i gjelbër) dhe njihet prej kohësh nga biologët, aq sa ndihmoi Gregor Mendel të përpunonte ligjet e gjenetikës. Por vetëm tani u kuptua roli i tij në transformimin e ngjyrave të gjethes nga jeshile verore në tonalitetet më të ngrohta të vjeshtës.

Zbulohet në Çeki shpella më e thellë nënujore në botë(foto)

Postuar në 30 Shtator, 2016 21:56

Një ekip kërkuesish drejtuar nga polaku Krzysztof Starnawski deklaron se ka zbuluar shpellën më të thellë nënujore në botë. Ajo është 404 m e thellë dhe ndodhet në Çekinë Lindore në vendin e quajtur Hranice. Zhytja eksploruese u krye nga një robot që drejtohej nga sipërfaqja, i cili arriti në 404 m dhe sërish nuk e kapi fundin.

Një klasë e re galaktikash të përbëra thuajse tërësisht nga Materia e Errët

Postuar në 26 Gusht, 2016 01:20

Një ekip astronomësh nga universiteti i Yale ka zbuluar një klasë të re galaktikash të përbëra thuajse plotësisht nga Materia e Errët. Dragonfly 44 ndodhet në konstelacionin Coma dhe ka përmasën e Rrugës së Qumështit.

“Shumë shpejt pas zbulimit ne kuptuam se kjo galaktikë duhet të ishte diçka më shumë sesa ajo që dukej.  Ka aq pak yje saqë do të duhej të shpërbëhej vetëm nëse diçka e mbante”, thotë astronomi Pieter Dokkum.

Arkeologët polakë pretendojnë se kanë zbuluar pallatin e mbretërve ilirë në Rhizon të Malit të Zi

Postuar në 15 Gusht, 2016 14:10

Arkeologët polakë të universitetit të Varshavës deklarojnë se kanë zbuluar pallatin mbretëror të mbretërve ilirë në Rhizon të Malit të Zi. Njoftimin e ka bërë prof. Pyotr Dyczek sipas të cilit zbulimi ka rëndësi kardinale. Rhizoni ishte kryeqyteti i Teutës, e cila njihet në histori si mbretëresha që u përball me Romën në luftën e parë iliro-romake në vitin 229 p.e.s..

Zbulohet “Pompei Britanik”

Postuar në 20 Korrik, 2016 17:34

Arkeologët britanikë kanë rënë në gjurmë të asaj që po e quajnë “botë e humbur”.  Bëhet fjalë për një ngulim 3000 vjet të vjetër të Epokës së Bronzit në një vend që quhet Ferma Must. Një ngulim ku janë gjetur punime qeramike, tesktili, metali që i përkisnin një vendbanimi prej 30 personash që jetonin në shtëpi druri. Nuk janë gjetur skelete njerëzish, por nga analizat e deritanishme është konkluduar për një nivel të lartë punimesh të veshjeve, qeramikës etj.. Vendbanimi, edhe për arsye se u shkatërrua nga zjarri, është quajtur si Pompei Brtianik. 

 

Zbulohet një galaktikë e përbërë nga Materie e Errët

Postuar në 04 Maj, 2016 05:02

Astronomët në Atacama Large Millimeter/submillimeter Array (ALMA) në Kili kanë zbuluar së fundmi një galaktikë të përbërë vetëm nga Materia e Errët, e cila përbën ¾ e materies së universit. Mbi këtë të fundit nuk dihet thuajse asgjë dhe ajo është e padedektueshme përmes valëve elektromagnetike, radioaktivitetit apo edhe dritës. E vetmja mënyrë për të vëzhguar prezencën e saj është deformimi që shkakon ajo përmes gravitetit. Edhe zbulimi i fundit u bë nga vëzhgimi i një deformimi të vënë re në imazhet e një galaktike, SDP.81, e cila qarkohej nga një zonë pa yje.

Mister në Cern rreth një grimce të re, të paparashikuar

Postuar në 30 Prill, 2016 00:51

Në muajin dhjetor në Përshpejtuesin e Madh të Grimcave në Cern u zbuluar një grimcë e re nënatomike e cila degradon në dy fotone. Shkencëtarët kanë hedhur shumë ide se çfarë mund të jetë kjo grimcë, por vetëm së fundmi po gjendet një dakordësi për atë që është konstatuar, e që tejkalon kufijtë e fizikës së deritanishme. “Nëse kjo është e vërtetë atëher kemi të bëjmë me diçka shumë të madhe. Është shumë ndryshe nga sa janë dukur grimcat fizike në zbulimet e 30 viteve të fundit”, deklaron për “Sciencenews”, fizikan teorik David Kaplan nga universiteti “John Hopkins”.

Zbulohet një gjendje e re e materies

Postuar në 07 Prill, 2016 16:44

Shkencëtarët zbuluan për herë të parë një gjendje misterioze të materies, e parashikuar katër dekada më parë nga studiuesi Philip Warren Anderson, fitues i çmimit Nobel. Formën e re të materies shkencëtarët e kanë quajtur “tjerrja kuantike likuide”. Në këtë gjendje, elektronet sillen sikur të jenë të “fragmentarizuar”, në kaos të rregullt.

Zbulohen në Kinë - bimë dhe vertebrorë të paklasifikuar

Postuar në 10 Mars, 2016 14:57

Shkencëtarë francezë dhe kinezë kanë zbuluar një shepllë të rrallë në rajonin jugor të Kinës, Guangxi Zhuang. Shpella, ose gropa është 420 m e thellë bën pjesë në një nga gropat e zbuluara gjatë një eskpedite tetë ditore  që nisi më 26 shkurt në kontenë Donglan. Janë zbuluar edhe specie të shumta që jetojnë brenda tyre përfshirë edhe disa vertebrorë dhe bimë të paklasifikuara ende. Gropat në fjalë, janë formime gjeologjike që gjenden në rajonet karstike dhe të formuara nga shpellat e nëndheshme. Janë të zakonshme në Kinë, Meksikë dhe në Papua në Guinenë e Re.  

Zbulohet një kompozim i përbashkët i Mozart dhe Salierit

Postuar në 15 Shkurt, 2016 18:02

Një kompozim i Wolfgang Amadeus Mozart dhe Antonio Salierit është gjetur në muzeun kombëtar në Çeki. Lajmi bëhet i ditur nga “AFP”, e cila referon edhe zëdhënësen e muzeut, Sarka Dockalova, e cila deklaroi se “bëhet fjalë për një kompozim të përbashkët të Mozart dhe Salierit me libret të Lorenzo da Ponte”. Vepra mendohej e humbur prej kohësh, ndaj edhe gjetja e saj i shton vlerën.

Pages

Subscribe to RSS - zbulimi