zbulimi

Zbulohet kafka e parë e plotë e Australopithecus Anamensis - 3.8 milionë vjet e vjetër

Postuar në 29 Gusht, 2019 14:09

Disa kërkues të Institutit Max Planck për Antropologjinë Evolucionare kanë zbuluar kafkën e parë të Australopithecus anamensis, varianti më i hershëm  i species Australopithecus dhe që pranohet se i ka pararendur Australopithecus afarensis.Sipas revistës “Nature” që publikoi lajmin, gjetja ka rëndësi të dorës së parë për të kuptuar homininët që i paraprinë homo sapiensit, pasi deri më sot AA identifikohej dhe studiohej vetëm përmes disa nofullave dhe dhëmbëve të fosilizuar që ishin gjetur në vende të ndryshme.

Zbulohet elaborati "Dëbimi i palestinezëve"

Postuar në 20 Qershor, 2019 14:09

Media të ndryshme në Izrael dhe në Lindjen e Mesme i kanë lënë vend një zbulimi arkivor të bërë nga një doktorant i historisë hebreje në Universitetin Hebraik në Jeruzalem, Omri Shafer Raviv, sipas të cilit Izraeli ka ndjekur politika shtetërore për largimin e palestinezëve nga territoret e tyre. Sipas zbulimeve dokumentare në fjalë, çdo gjë nisi pas Luftës së Gjashtë Ditëve në vitin 1967, kur pasi trefishoi territorin e vet, TelAvivi zyrtar mendoi të bënte spastrimin e etnik të tyre.

Në Filipine zbulohet homo luzonensis, specie e panjohur hominini

Postuar në 10 Prill, 2019 22:56

Një grup shkencëtarësh nga qendra të ndryshme universitare të botës kanë zbuluar një specie të re njerëzore në Filipine. Specia e re është quajtur Homo Luzonensis, nga ishulli Luzon ku u gjetën fosilet 50 mijë vjeçare. Sipas mediave që raportojnë gjetjet, shkencëtarët janë shumë entuziastë se gjetjet do të japin një shtysë cilësore për kuptimin më të mirë të evoucionit njerëzor.

5-8 trilionë m3 gaz në Bllokun 10 në Qipro

Postuar në 28 Shkurt, 2019 14:00

Exxon Mobile ka njoftuar zbulimin e një sasie të madhe gazi në bllokun 10 në Qipro.  Sipas raportimeve mediatike në Greqi, sasia e zbuluar përafrohet nga 5 -8 trilionë metra kub gaz, por ky nuk është një rezultat përfundimar. Exxon ka zhvilluar kërkime në bashkëpunim me Qatar Petroleum që nga mesi i muajit nëntor të vitit 2018.

Gazeta greke “Kathimerini” raporton se zbulimi pason disa të tillë në detin që lag Greqinë, duke hapur rrugën për një rivlerësim strategjik të mbarë rajonit.

Itali/Zbulohet për herë të parë "heroinë sintetike", më ekonomike dhe shumë më toksike se heroina

Postuar në 25 Shkurt, 2019 15:33

Strukturat e karabinierisë italiane, NAS(Nuclei Antisofisticazioni e Sanità dell'Arma) kanë sekuestruar për herë të parë në Europë një lloj i ri droge, që është e ngjashme me heroinën sintetike, por shumë më ekonomike dhe vrasëse. Sipas raportimeve të mediave në Itali, mjaftojnë vetëm 20 gramë për të prodhuar 20 000 doza, ndërkohë që edhe kontakti me lëkurën provokon irritim dhe intoksikim.

Egjipt, zbulohen 50 mumje të dinastisë së Ptolemeut (Video)

Postuar në 03 Shkurt, 2019 10:42

Mumje 2 mijë vjeçare që datojnë nga dinastia e Ptolemeut janë zbuluar në katakombet e Egjiptit në zonën e njohur arkeologjike të Tun el Gebel. Arkeologët egjiptianë prezantuan edhe varrin ku u gjetën  50 mumjet në Minia, në jug të Kajros.

"Ne gjetëm dy varre nëntë metra të thella që përmbajnë më shumë se gjashtë dhoma”-tha për AFP Mohamed Ragab, i cili merr pjesë në ekspeditën e kërkimeve, të cilat janë duke vazhduar.

Zbulimi amerikan/Turbo-fotosinteza te bimët rrit prodhimin me 40%

Postuar në 04 Janar, 2019 17:56

Shkencëtarët në SHBA ndërhynë në procesin gjenetik të fotosintezës natyrore të bimëve duke arritur ta përmirësojnë atë artificialisht, me qëllim rritjen me 40% të produktivitetit të bimëve. Bimët e kthejnë dritën e diellit në energji kimike nëpërmjet fotosintezës, por paralelisht kryejnë edhe procesin e njohur si  foto-respirim (frymëmarrje), i cili është një lloj anti-fotosinteze dhe e kufizon fatë në masën nga 20% deri në 50%.

Zbulohet e paprekur anija 2 400 vjeçare (Video)

Postuar në 23 Tetor, 2018 16:18

Një anije tregtare me gjatësi 23 metra e gjetur nga një grup arkeologësh në Detin e Zi, është më e vjetra e zbuluar deri më tani. Është identike me anijen e Odiseas e ilustruar në një qeramikë të famshme në Muzeun Britanik. Sipas Thë Guardian kjo anije besohet të ketë mbetur në shtratin e detit për më shumë se 2400 vjet qëkurse u fundos.

Anija 23 metër e gjatë u gjet pothuajse e paprekur gjatë ekspeditës së vitit 2017 në një thellësi prej më shumë se 2 km. Ishin thuajse të padëmtuara, direku, timoni dhe ndenjëset e kupive ende në vend

Jordani, gjenden dëshmi të pjekjes së bukës 4000 vjet më parë se të niste kultivimi i drithërave

Postuar në 18 Korrik, 2018 11:48

Disa arkeologë në Jordani kanë zbuluar mbetje të djegura të bukës(në formë piteje) të pjekur nga gjuetarë të zonës rreth 14 400 vjet më parë. Sipas kërkuesve në fjalë nga universiteti i Kopenhagen, ai i Londrës dhe i Kembrixhit, bëhet fjalë për evidencën më të vjetër të gjetur ndonjëherë për bukën që shkon shumë më parë sesa shfaqja e bujqësisë rreth 10 000 vjetë më parë.

Zbulohet qyteti i humbur i Mesopotamisë (Foto)

Postuar në 16 Maj, 2018 18:03

Një koleksion pllakatash ballte 3,200 vjeçare të fsheuhura në qypa balte ndihmuan arkeologët për të zbuluar  vendndodhjen e një qyteti të humbur të Mesopotamisë së lashtë, i cili ndodhet në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Zbulimi u bë ekipi i  Universitetit të Tübingen në Gjermani, të cilët kishin identifikuar pllakat e gjetura në 2017, në rajonin e Bassetki.

Pages

Subscribe to RSS - zbulimi