Mister në Cern rreth një grimce të re, të paparashikuar

Postuar në 30 Prill, 2016 00:51

Në muajin dhjetor në Përshpejtuesin e Madh të Grimcave në Cern u zbuluar një grimcë e re nënatomike e cila degradon në dy fotone. Shkencëtarët kanë hedhur shumë ide se çfarë mund të jetë kjo grimcë, por vetëm së fundmi po gjendet një dakordësi për atë që është konstatuar, e që tejkalon kufijtë e fizikës së deritanishme. “Nëse kjo është e vërtetë atëher kemi të bëjmë me diçka shumë të madhe. Është shumë ndryshe nga sa janë dukur grimcat fizike në zbulimet e 30 viteve të fundit”, deklaron për “Sciencenews”, fizikan teorik David Kaplan nga universiteti “John Hopkins”. Nga ana tjetër, John Ellis nga “King’s College” në Londër deklaron se grimca për të cilën bëhet fjalë, ekzistenca e saj pra, nuk është parashikuar nga asnjë fizikan. Nga 300 punime të publikuara në “arXiv.org”, ndërkohë që më 12 pril, “Physical Review Letters”, publikoi katër të tilla, “të përzgjedhura për t’i dhënë kuptim teorive”. Një nga shpjegimet më të kënaqshme është ai sipas të cilit grimca është një kompozitë, e përbërë nga elementë më të vegjël, diçka si protonët dhe neutronët janë të përbërë nga kuarket. Forca bërthamore që mban të lidhur kuarket  shërben si model edhe për forcën analoge që mund të mbante në jetë këtë “kompozitë” të re, e që konsiderohet si “një lloj i ri force”. Ky është modeli më i mirë deri më tani, referuar të dhënave.

Një tjetër ide është se grimca mund të jetë e ngjashme me grimcën Higgs, por me masën gjashtë herë më të madhe. Një tjetër ide propozon se kemi të bëjmë me gravitone që besohet se përcjell gravitetin. E sigurtë është vetëm se ajo është manifestuar në procesin e degradimit në dy fotone, çka sipas disa fizikanëve krijon mundësi teorike, që kjo grimcë tëreduktohet në shumëçka tjetër, duke e bërë të vështirë konstruktimin e një modeli të qëndrueshëm. Vështirësia e përkufizimit ka çuar në nihilizimin e të gjithë zbulimit, sa kohë disa fizikanë dyshojnë nëse vërtet kemi të bëjmë me një grimcë reale.

Gjithçka do të zgjidhet në muajt e verës, pasi të mblidhen të dhënat e reja nga LHC, ku po vijon puna për të hedhur dritë mbi atë që po mban pezull fizikanët. 

 

https://www.sciencenews.org/article/theorists-perplexed-hints-unexpected...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.