zbulimi

Henneguya salminicola, organizmi i parë shumëqelizor që nuk përdor oksigjenin

Postuar në 08 Mars, 2020 15:47

Shkencëtarët izraelitë të universitetit të TelAvivit kanë zbuluar një organizëm shumëqelizor që jeton pa nevojën e oksigjenit. Henneguya salminicola është një parazit me 10 qeliza që jeton në indet e salmonit dhe nuk ka nevojë për oksigjenin për të prodhuar energji.Paraziti nuk e ka dispozitën genetike për këtë process, nuk ka mitokondrinë në qeliza.

Zbulimi ynë tregon se evolucioni mund të shkojë në drejtime të çuditshme. Frymëmarrja është një burim kryesor i energjisë dhe megjithatë ne gjetëm një kafshë që hoqi dorë nga ky shteg kritik

Zbulohet tru njerëzor i vetrifikuar në rrënojat e Pompeit

Postuar në 23 Janar, 2020 15:14

Pompei vazhdon të ofrojë zbulime të reja në rrënojat e krijuara nga shpërthimi i vullkanit Vezuv në vitin 79 e.s. Në një material të publikuar në Revistën Mjekësore të Anglisë së Re raportohet për zbulimin e një materiali xhami, në ngjyrë të zezë që është gjetur brenda kafkës së një prej viktimave të shumta të Pompeit.

Etiopi, zbulohet një qytet i zhdukur i qytetërimit aksumit

Postuar në 12 Dhjetor, 2019 15:55

Arkeologët amerikanë kanë zbuluar së fundmi një qytet të zhdukur në Etipi që mendohet se u banua për 1400 vjet. Pjesë e një qytetërimi të quajtur Aksum që dominoi Afrikën Lindore për shekuj, qyteti në fjalë është dëshmi e jashtëzakonshme.

Ky është një qytetërimet më të rëndësishme antike, por njerëzit në Perëndim nuk dinë gjë për të

Jeta erdhi nga jashtë Tokës? Zbulohen gjurmë sheqernash(karbohidrate të shpërbëshme) në dy meteorë

Postuar në 19 Nëntor, 2019 16:58

Një ekip ndërkombëtar kërkuesish ka verifikuar mbetje sheqernash në trupat metorikë. Sheqernat janë element themelorë për krijimin e jetës dhe gjetja në fjalë i jep zë idesë se bombardimi i dikurshëm i Tokës nga meteorët ka përcaktuar lindjen e jetës në të.

Zbulohet koloni milingonash kanibale në një bunker atomik në Poloni

Postuar në 04 Nëntor, 2019 15:44

Shkencetarët kanë zbuluar së fundmi një koloni unike milingonash kanibale që mbijetuan në një bunker armësh atomike në Poloni vetëm duke u ushqyer me kufomat e milingonave të tjera të ngordhura. Streha bazë ishte ndërtuar në një tub vertikal ventilimi në rrugëtimin e të cilit shumë milingona ngordhnin.

Zbulimi arkeologjik në Assasif, më i rëndësishmi i kohës moderne në Egjipt

Postuar në 20 Tetor, 2019 17:27

Ministria Egjiptiane e Antikuiteteve e ka cilësuar zbulimin e fundit arkeologjik në Assasif pranë Luksorit si më të rëndësishmin e epokës moderne. 30 arkivole druri të pikturuara që datojnë në kohën e Dinastisë së 22-të do të ekspozohen në një holl të posaçëm në Muzeun e Madh Egjiptian. Ministria ka raportuar të dhëna konkrete nga zbulimi si p.sh fakti se arkivolet ishin groposur një metër thellë në dy

Zbulohet superplaneti që rrëzon teoritë e astronomëve

Postuar në 28 Shtator, 2019 18:24

Zbulohet një planet gjigand që sipas teorive aktuale nuk duhet të ekzistonte. Ai ndodhet në një distancë prej 30 vitesh drite nga Toka.

Bëhet fjalë për planetin GJ 5312b, i cili është sa gjysma e Jupiterit, ndërsa ylli i tij ka një masë sa një e dhjeta e masës së Diellit.  Ky planet kërkon 204 ditë (kohëzgjatja e vitit të tij) për të përfunduar një orbitë të plotë rreth yllit të tij.

Zbulohet objekti i dytë që hyn në sistemin diellor nga jashtë

Postuar në 12 Shtator, 2019 16:18

Një astronom amator nga Ukraina, Gennady Borisov, ka zbuluar një kometë që nuk është nga sistemi ynë diellor. Emri që i është dhënë kometës nga shkencëtarët pas verifikimit është C/2019Q4(Borisov) dhe ajo lëviz shumë shpejt për t’u bjerë nën ndikimin e graviteti i Diellit.

Zbulohet një dorëshkrim i panjohur i John Locke

Postuar në 03 Shtator, 2019 16:02

 Në SHBA është zbuluar së fundmi një dorëshkrim i panjohur i folozofit të mirënjohur të shekullit të 17-të, John Locke. I titulluar “Arsyet për tolerimin e njëjtë me të tjerë të katolikëve”, dorëshkrimi mendohet se daton në vitet 1667-1668 dhe është poseduar nga pasardhësit e një miku të Locke deri në vitet ’20 të shekullit të 20-të. Në këtë kohë dorëshkrimi iu shit në një ankand ndaj një tregëtari librash dhe nga ai qarkulloi në koleksione private deri sa iu dhuar kolegjit St John në Annapolis.

Sonda kineze Chang'e-4 zbulon material në formë xheli në Hënë

Postuar në 02 Shtator, 2019 12:09

Sonda kineze Chang’e-4 që është mjeti i parë nga Toka që ka zbritur në anën e padukshme të Hënës, ka zbuluar një material të çuditshëm, me ngjyrë të pazakontë dhe në formën e xhelit. Roveri Yutu-2 bëri zbulimin gjatë ditës së tetë hënore të misionit çka nxiti shkencëtarët kinezë që të shtyjnë misionet e tjera të planifikuara për t’u përqendruar në gjetjen në fjalë. Sipas vlerësimeve paraprake të bëra me spkektrometër rezulton se materiali i gjetur vjen nga manteli i Hënës në kraterin Von Karman. Një shpjegim që po jepet është ai se materiali është xham i shkrirë, i krijuar nga goditja e sip

Pages

Subscribe to RSS - zbulimi