tematv

Sulstarova: Presioni i Ramës për heqjen e taksës mbi mallrat serbe është i papranueshëm

Postuar në 08 Maj, 2019 14:22

Kryetari i bordit drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Enis Sulstarova, thotë se është i papranueshëm presioni i kryeministrit Rama ndaj homologut të tij kosovar, Ramush Haradinaj, për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, gjatë samitit të Berlinit. Në një intervistë në studion e lajmeve të Tema TV, Sulstarova thotë se kryeministri shqiptar nuk duhet të marrë rolin e ndërmjetësit në dialogun Kosovë-Serbi, duke mbajtur pozicion të njëanshëm. 

Reklama për të gjallët dhe "qytetarët", plehrat për të vdekurit dhe katundarët

Postuar në 07 Maj, 2019 21:13

Rreth një muaj më parë në media u denoncua fakti se mbetje urbane hidheshin në një vend të hapur pranë varrezave të Tufinës. Raportimit mediatik, Bashkia e Tiranës iu kundërpërgjij në mënyrë tipike: dërgoi një makinë për heqjen e mbetjeve.

Një tjetër pakicë e zhurmshme lë Tiranën për Hollandën

Postuar në 07 Maj, 2019 12:51

Luanët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës do të shohin më në fund një ditë të bardhë.

Organizata “Four Paws” (Katër putrat) ia ka dalë në përpjekjet e saj për t’i zhvendosur kafshët e egra jashtë Shqipërisë. E përballur disa herë me refuzimin e autoriteteve për dokumentacionin e nevojshëm që bën të mundur transferimin e luanëve, “Four Paws” ka arritur mesa duket t’i sigurojë këto të fundit, pasi sot është bërë largimi i luanëve nga Kopshti Zoologjik, për t’u transferuar në Holandë

Suksesi i një "qeverisjeje digjitale" që përgënjeshtron demagogjinë e "bashkëqeverisjes"

Postuar në 26 Prill, 2019 12:47

Më kujtohet fundi i viteve 1990 kur isha këshilltare e kryeministrit të atëhershëm. Si vend i vogël dhe  ende shumë i varfër, ne kuptuam se mundësitë tona ishin në dy megatrende - IT dhe gjenetika 

Rimbursimi i TVSH-së dhe klima politike, faktorë pengues për bizneset vendase dhe investimet e huaja

Postuar në 23 Prill, 2019 20:19

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, thotë se klasa politike duhet të tregojë kujdes me bizneset e huaja që janë në vend, pasi kanë rol thelbësor për investimet e reja. Në një intervistë në studion e Tema TV, krahas ngjarjeve të fundit kriminale, të cilat dëmtojnë imazhin  e vendit, Malaj renditi edhe një sërë faktorësh të tjerë që frenojnë investitorët e huaj.

Autostrada e “kaltër” në Shqipëri, 294 km do të kushtojnë 2.3 mld euro

Postuar në 20 Prill, 2019 19:06

Segmenti prej 294 km në territorin shqiptar i korridorit Adriatiko-Jonian parashikohet që të kushtojë rreth 2.3 miliard euro. Televizioni TemA, ka siguruar hartën se ku do të shkel gjurma e këtij segmenti të rëndësishëm.

Degradimi i rolit të reporterit në median shqiptare

Postuar në 16 Mars, 2019 22:45

Besueshmëri në rënie, integritet që gjithashtu vjen duke rënë, lidhje me biznesin dhe politikën etj. Këto janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballet media shqiptare sot, ndërkohë që mungesa e reporterëve profesionistë në media, në disa raste është një tjetër problem i kësaj të fundit.  Reporterët duket se vuajnë gjithashtu krizën, për vetë mënyrën se si media funksionon, për mënyrën se si trajtohen dhe vlerësohen. Shtrohet pyetja, cili është roli i reporterit në ditët e sotme dhe si ka ndryshuar ai ndër vite?!

INTERNETI, TEKNOLOGJIA DHE ROLI I REPORTERIT

Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit/32 milionë faqe dokumente në katër dekada

Postuar në 01 Mars, 2019 22:04

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimi mbi këto dokumente ka qenë prej vitesh një nga dilemat e mëdha me të cilat është përballur shoqëria shqiptare pas periudhës së komunizmit. Edhe pse një proces tashmë i vonuar, hapja e dosjeve duket se ka filluar të japë informacion dhe të hedhë dritë mbi vitet e diktaturës përmes ngritjes së institucionit të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Pushohen dy çështje penale për Denar Bibën

Postuar në 22 Shkurt, 2019 19:48

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me kërkesë të prokurorisë, ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj ish - kreut të KQZ-së Denar Biba për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Bëhet fjalë për pushimin e hetimeve për çështjen e Ledi Biankut, gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strazburgut. Hetimet për këtë rast u ndoqën nga prokurori Adriano Dyrmishi, i cili kërkoi edhe nga gjykata të miratojë pushimin e hetimeve. Prokurori tha se Ledi Biankun nuk është marrë dot në pyetje pasi nuk ndodhet në Shqipëri.

Video/Kush u largua nga Kryeministria para se të mbërrinin protestuesit?

Postuar në 21 Shkurt, 2019 12:44

Pages

Subscribe to RSS - tematv