Autostrada e “kaltër” në Shqipëri, 294 km do të kushtojnë 2.3 mld euro

Postuar në 20 Prill, 2019 19:06

Segmenti prej 294 km në territorin shqiptar i korridorit Adriatiko-Jonian parashikohet që të kushtojë rreth 2.3 miliard euro. Televizioni TemA, ka siguruar hartën se ku do të shkel gjurma e këtij segmenti të rëndësishëm.

Gjurma përfundimtare e pjesës së korridorit Adriatiko – Jonian u miratua të mërkurën  në Këshillin Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Segmenti është mjaft i madh pasi bashkon pjesë të rëndësishme të Italisë veriore me Europën qëndrore dhe Slloveninë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë e Greqinë. I gjithë korridori është 1550 kilometra. Ndërkohë në territorin shqiptar gjatësia e këtij segmenti do të jetë 294 Km dhe është parashikuar që të kushtojë rreth 2.3 miliardë euro. Televizioni TemA ka siguruar hartën ku do të shkel gjurma e korridorit në pjesën shqiptare.

 Pikënisja e saj do të jetë Murriqani, duke vazhduar për hapjen e një traseje të re deri në Bushat e më pas në Lezhë. Nga Miloti deri në Balldren, qeveria ka dhënë një pjesë të ndërtimit të korridorit në partneritet me privatin. Autostrada do të lidhet më pas me Thumanën, Kasharin, Rrogozhinën, Fierin, Levanin dhe By Pass-in e Gjirokastrës. Për këtë segement ka nisur dhe puna për të ndërtuar projektin.

Segmenti i fundit, që është Levan – Poçem – Memaliaj, mendohet që të fillojë në vitin 2028. Këtu autoritetet vlerësojnë dhe vështirësitë më të mëdha teknike për shkak të rrëshqitjeve në rrugë.

Studimi i fizibilitetit financohet nëpërmjet programit të WBIF dhe kosorciumi i përzgjedhur nga Komisioni i Delegacionit Europian, DG NEAR është Mott MacDonald Ltd. (UK) në Consortium me Action Group Communication (Cyprus) and Kommunalkredit Public Consulting GmbH.

TemaTv

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

I gjithe ky lajm "bombastik" si e si ne femijet budallenj te shohim se Shqiperia eshte ne vemendjen e te gjithe politikanve dhe bankierve me te medhenj te botes, te cilet po e lidhin Shqiperine me Kroacinene, Sllovenine, Italine dhe gjithe Europen Veriore! Uauuu! Dhe behet fjale per miliarda euro! Ne nje kohe qe dihet se Shqiperia eshte bere tashme rruge tranziti per mallrat e vendeve te tjera, dhe kane mbetur dhe disa segmente pa u zgjeruar per maunet e medha dhe per autobuzet e turistave. Keto jane Murriqan-Bushat, pastaj nga Shkozeti drejt veriut nja 20 kilometra, dhe pjesa nga Ballshi e deri ne Tepelene. Gjithshka tjetwr eshte kryer bace!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.