Një tjetër pakicë e zhurmshme lë Tiranën për Hollandën

Postuar në 07 Maj, 2019 12:51

Luanët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës do të shohin më në fund një ditë të bardhë.

Organizata “Four Paws” (Katër putrat) ia ka dalë në përpjekjet e saj për t’i zhvendosur kafshët e egra jashtë Shqipërisë. E përballur disa herë me refuzimin e autoriteteve për dokumentacionin e nevojshëm që bën të mundur transferimin e luanëve, “Four Paws” ka arritur mesa duket t’i sigurojë këto të fundit, pasi sot është bërë largimi i luanëve nga Kopshti Zoologjik, për t’u transferuar në Holandë

raporton TemaTv.

Është fjala për luanët që u bënë të famshëm në mediat britanike për kushtet ku mbaheshin.

Tre luanë po mbahen ndaras nga njëri-tjetri, në disa dhoma të lagështa prej pesë metrash në sytë e të cilëve duket dëshpërimi. Zyrtarët thanë se kjo duhet të ishte një situatë e përkohshme, por transferimi tyre në kushte më të mira ka kërkuar kohë”, shkruante “Mirror” tre javë më parë.

Mirë pra. Këtij turpi për Tiranën europiane i ka ardhur fundi. Luanët ikën drejt Hollandës, me letra të bëra dhe me të drejtë azili të përfituar dhe të garantuar. Dhe mirë bënë që ikën, për vete, por edhe për Tiranën, një qytet që nuk ka nevojë të pengohet në rrugën e vet të zhvillimit nga këto pakica të zhurmshme që nuk durojnë dot lagështinën dhe konviktin zoologjik shqiptar.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.