shkarkimi

Erjon, mos puno kaq shumë!

Postuar në 26 Maj, 2016 00:58

Pasi Bashkia dërgoi katër policët për të hequr zonjën në video nga vendi ku shiste, u bë me dije se policët u shkarkuan. Lajmi është i pakonfirmuar por ngjan e çuditshme që policët shkarkohen pse zbatuan një urdhër të dhënë. Sikundër është e çuditshme që Bashkia vazhdon të punojë fort për të hequr shitësit ambulantë në një shprehje të pavend arrogance.

Shkarkohet “Keli”, drejtori i Transporteve të LSI-së. Manjani: Të mbajë përgjegjësi personale

Postuar në 12 Maj, 2016 14:34

I takoi ministrit të LSI-së Ylli Manjani të japë lajmin e shkarkimit të Drejtorit të Transportit të Sarandës, Klemend Balili. Në një dalje rastësore për mediat Manjani tha se ishte në dijeni të hetimeve dhe se sot kishte mësuar për shkarkimin e Drejtorit të rrugëve në Sarandë. Sipas tij, gjithkush ka mbi kokë shpatullat e veta dhe duhet të mbajë përgjegjësi personale, pasi LSI nuk pengon asnjë të korruptuar të shkojë në burg. “Cilido person, “i fortë“, Ministër, zyrtar, çfarëdo qoftë, nëse ka shkelur ligjin duhet të jetë prapa hekurave. Askush nuk ka mbrojtje nga politika!

"I dashur armik" liro vendin e punës për Drejtorin e LSI-së (Video)

Postuar në 11 Prill, 2016 20:07

9 muaj pas fitores së Bashkisë Gjirokastër, kryetarja Zamira Rami e zgjedhur nën siglën e LSI-së, ka nisur lëvizjet e para në nivel drejtorish në bashkinë që ajo drejton. “Lapsi” të parit i ka rënë drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Dashamir Qeli. Ky i fundit në fakt ka qenë një prej themeluesve dhe kryetarëve të parë të degës së LSI-së në Gjirokastër, por më pas u rikthye sërish në radhët e PS-së. Shkarkimi i Dashamir Qelit vjen në një moment kur banka gjermane KFW” po investon mbi 4 milionë euro në Ujësjellësin e Gjirokastrës raporton Lapsi.al.

Loja e Presidencës me dekretimin e ministrave, ministrja e Shtetit thotë se Nishani edhe mund të shkarkohet

Postuar në 19 Shkurt, 2016 15:34

Kushtetuta saktëson se President i Republikës ka 7 ditë kohë për dekretimin e ministrave që janë propozim i kryeministrit. Kushtetuta nuk i njeh asnjë të drejtë tjetër në këtë drejtim Presidentit, përveçse “të nxjerrë dekrete në zbatim të kompetencave të tij”. Por situata e fundit, kur Bujar Nishani, personi që është President, ka dekretuar shkarkimin e dy ministrave dhe po mendohet për dekretin e emërimit të dy të tjerëve, është qesharak dhe iv ë vulën presidencës prej shërbëtori politik të këtij njeriu.

Kërkoi 3 mijë euro për licensën mjedisore, shkarkohet inspektori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit

Postuar në 05 Janar, 2016 18:17

Pas denoncimitnë emisionin investigativ “STOP”, në TV KLAN, Prokuroria e Tiranës ka nisur kryesisht hetimet për veprën penale të korrupsionit pasiv.
Në videon e transmetuar të hënën në mbrëmje në emisionin e parë të këtij programi, shfaqet në pamje filmike inspektori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Tiranë , Taulant Manaj, që i kërkon 3 mijë euro një qytetari për t’i dhënë licensën mjedisore për një biznes zgarë.

Orët e fundit të Elvis Roshit si kryebashkiak i Kavajës

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 10:40

Me miratimin në kuvend të ligjit të dekriminalizmit, Partia Demokratike do të bëjë hapin e radhës për largimin e personave me të shkuar kriminale nga funksionet publike. I pari për të cilin do të kërkohet verifikim do të jetë kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, i cili është dhe një prej personave më të afërt të kryeministrit Rama, madje i mbrojtur me fanatizëm prej tij për problemet me emrin në Itali. "Kryebashkiaku në fjalë duhet të bëjë vetëdeklarimin.

Skandali në ndeshjen Tërbuni - Teuta, Beqja shkarkon shoferin e ambulancës

Postuar në 30 Nëntor, 2015 16:35

Skandali i ambulancës në ndeshjen Tërbuni-Teuta ka sjellë shkarkimin e shoferit nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. Gjatë ndeshjes u dëmtua një futbollist i Tërbunit, por ambulanca që duhet të bënte transportin ngeci në vend. Ca më keq, në pamje duket shoferi që ndodhej në tribunë dhe zbret me vrap drejt ambulancës. Një skandal-çudi më vete(http://www.lapsi.al/lajme/2015/11/30/skandali-me-autoambulancën-në-pukë-beqaj-pezullon-shoferin-video#.VlxrneOQ0gE).

Përplasjet për Sulltan Sulejmanin, Kumbaro shkarkon përgjegjësin e Zyrës Kulturore në Lezhë

Postuar në 21 Tetor, 2015 10:53

Përplasjet me Ministrinë e Kulturës për  vendosjen e pllakatit të Sulltan Sulejmanit në hyrje të Kalasë së Lezhës i kanë kushtuar vendin e punës përgjegjësit të Kulturës Kombëtare në qarkun e Lezhës, Paulin Zefi.

Shkarkohet shefi i shërbimit sekret të ushtrisë

Postuar në 06 Tetor, 2015 14:48

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Ylber Dogjanin. Dogjani, me gradë gjeneral, është emëruar në detyrë nga qeveria e kaluar në korrik të vitit 2013. AIM është emri i ri për Shërbimin Informativ Ushtarak. Nuk bëhen të dityara arsyet e shkarkimit.  

Pages

Subscribe to RSS - shkarkimi