Përplasjet për Sulltan Sulejmanin, Kumbaro shkarkon përgjegjësin e Zyrës Kulturore në Lezhë

Postuar në 21 Tetor, 2015 10:53

Përplasjet me Ministrinë e Kulturës për  vendosjen e pllakatit të Sulltan Sulejmanit në hyrje të Kalasë së Lezhës i kanë kushtuar vendin e punës përgjegjësit të Kulturës Kombëtare në qarkun e Lezhës, Paulin Zefi.

Nëpërmjet një shkrese që i ka ardhur këtij të fundit nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Shkodër, i është kërkuar që të zgjidhë kontratën e punës me këtë institucion, me argumentin e thyerjes së disiplinës. Gazeta Panorama shkruan se zanafilla e konflikteve ka nisur një vit më parë, teksa biznesmeni Sabri Maxhuni, i cili ishte dhe mik i Zefit, u vetofrua për të restauruar shtëpinë e “At Gjergj Fishtës”.  Historiani Paulin Zefi i bëri thirrje disa herë në media ministres që ta merrte seriozisht këtë çështje, pasi restaurimi i kësaj banese ishte emergjente.  

Por rreth një vit më pas, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, duket se nuk ka qenë dakord as me qëndrimin e Zefit kundër vendosjes së pllakatit të Sulltan Sulejmanit në hyrje të Kalasë së Lezhës.

Ai doli kundër vendosjes së pllakatit në osmanisht në hyrje të Kalasë dhe bëri thirrje të hiqej që andej dhe të ruhej në një vend të sigurt që të mos dëmtohej. Ndonëse ka marrë tri masa disiplinore, Zefi nuk i ka pranuar ato dhe as i ka firmosur. 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.