Loja e Presidencës me dekretimin e ministrave, ministrja e Shtetit thotë se Nishani edhe mund të shkarkohet

Postuar në 19 Shkurt, 2016 15:34

Kushtetuta saktëson se President i Republikës ka 7 ditë kohë për dekretimin e ministrave që janë propozim i kryeministrit. Kushtetuta nuk i njeh asnjë të drejtë tjetër në këtë drejtim Presidentit, përveçse “të nxjerrë dekrete në zbatim të kompetencave të tij”. Por situata e fundit, kur Bujar Nishani, personi që është President, ka dekretuar shkarkimin e dy ministrave dhe po mendohet për dekretin e emërimit të dy të tjerëve, është qesharak dhe iv ë vulën presidencës prej shërbëtori politik të këtij njeriu. Ka dalë këto ditë një si biçim argument që referon burime të Presidencës e sipas të cilit “Që të emërohet ministri i ri duhet të jetë vendi i lirë i ministrit. Lirimi bëhet nga Parlamenti që duhet të votojë dekretin e Presidentit. Po sikur Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për shkarkimin e ministrit? Kështu që Parlamenti duhet të miratojë shkarkimin e ministrit që ikën, më pas të emërohet ministri i ri”. Kjo sipas gazetës “Panorama”. A thua Bujar Nishani ka frikë se Parlamenti i thotë “Jo” “propozimit” të tij. Në fakt sikurse është vënë re, Presidenti në këtë drejtim nuk ka asnjë tagër interpretimi, ai thjesht firmos, pasi është kryeministri që vendos se me kë do drejtojë qeverinë. Sot, deputetja Ermonela Felaj, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka deklaruar se loja e Presidentit nuk është shenjë e mirë. “Asgjë nuk do ndodhë. Kandidaturat do të marrin pëlqimin në Kuvendin e Shqipërisë, sipas propozimit që ka bërë Kryeministri. Kushtetuta urdhëron Presidentin që të veprojë në momentin që ka një propozim nga Kryeministri dhe këtë duhet të bëjë Presidenti...Nëse ka vendosur, në fakt siç e ka shprehur në disa sjellje për fat të keq, që të sillet në institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë si militanti më i rëndomtë nga partia e cila vjen, atëherë natyrisht që do të marrë atë përgjigjie që merr kushdo që guxon të sfidojë, jo Kushtetutën, por guxon të sfidojë sovranin. Natyrisht nuk nguroj fare ta them që kjo të çon në shkarkim nga detyra”, deklaron Felaj.

 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=319924&fundit

Comments

Submitted by Qytetari (not verified) on

Nje pyetje kisha, Ne qofte se Presidenti ka vetem rolin e Noterit qe as verifikimin noterial nuk mund ti beje por vecse te zbatoje urdhera te Kryeministrit atehere perse eshte roli i Presidentit atehere? A mund te me ma shpjegoje dikush edhe nga kjo gazete qe edhe paska marre persiper te sulmoje Presidentin per dicka qe eshte kryekeput çeshtje ligjore dhe ne kompetencen e tije? Po kjo ministre rilindase qe zot e di se ku e merr kaq kompetence te kercenoje nje institucion si presidenca, njelloj sic bente NSDAPja e Hitlerit kundrejt Hinderburgut per ceshtjen e emerimit te Hitlerit me doemos si kanzelar, si mund te dale e pa lagur nga ky devijim demokratik? Faleminderit

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Jo se jam dakord me cfare po ben Nishani, por nuk kuptoj cfare presupozon firma e tij neqoftese ai duhet patjeter te firmose dekretin. Jo per gje po neqoftese ai thjesht eshte I DETYRUAR te firmose, atehere ka dicka qe nuk shkon me kushtetuten vete.

Submitted by redaksia on

Thote Kushetetuta:

Neni 92
Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:
a) i drejton mesazhe Kuvendit;
b) ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit;
c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit;
ç) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;
d) jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit;
dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;
e) pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë;
ë) lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit;
f) me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit;
g) emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas ligjit;
gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve; h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.

Neni 93
Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete.
***
Neni 98
1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.
2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

Keto dite mediat kane raportuar se presidenti do te prese votimin e dekreteve per shkarkimin e dy ministrave, per te pare nese Kuvendi eshte dakord apo jo. Ky interpretim eshte referuar sipas burimeve zyrtare te presidences. Nese kjo ndodh, atehere do te jemi ne nje situate kur qeveria ka dy vende vakant dhe dy propozime per ministra. Dhe nje president qe luan keshtu indirekt me dekretet si lakmues te nje "mocioni" shumice ne Kuvend. Ky nuk eshte roli i Presidentit. Ai emeron dhe shkarkon, por jo duke e kushtezuar kete me vleresimin e koniunktures parlamentare, por ndoshta me integritetin e figurave, apo ndonje te dhene te posacme. Pasi kjo logjike do te duhet te zbatohej edhe ne rastin e dekreteve per gjyqtare. Dhe eshte absurde.

Aq me teper vlen kjo po te shihet se propozues eshte kryeministri dhe aleati i tij ne qeveri eshte shprehur pro impulseve te reja. Presidenti ka 7 dite kohe, por nuk mund te fuse ne kurth duke ndare dy dekretet te cilat lidhen qarte me nje axhende politike te nje krahu. Lulzim Basha paralajmwroi te merkuren ne mbledhje Grupi "beteje per emerimin e Arben Ahmetajt". Me cilat numra do ta beje betejen? Me asnje numer, por me ndarjen e dy dekreteve. Nuk ka nje rast tjeter kur ka ndodhur kjo ndarje. Edhe ne qeverisjen e Fatos Nanos u drejtuan dy ministri me dy zv.ministra per 6 muaj. Do te ishte me e sakte per mendimin tim, qe Nishani te dekretonte shkarkimin dhe mosemerimin e njerit prej dy ministrave. Eshte plotesisht ne te drejten e tij. Duke ja lene Kuvendit te gjykoje.

Submitted by Profesori (not verified) on

Per kete rast, si kazus juridik, populli ka nje proverb, qe thote : "QENIT KUR I VJEN NGORDHJA, HA EDHE VETVEHTEN", sic duket mund te jete ndonje para . . . e ku di une se c'mund te ndodhe. ......dhe dicka do te ndodhe.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Flm redaksia per "copy dhe paste" te Kushtetutes, por tek interpretimi i:

"1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve."

qendron pikerisht ambiguiteti i kesaj situate dhe i te tjerave te ngjashme me kete. Formulimi i mesiperm nuk e ben te qarte nese Presidenti eshte I DETYRUAR te miratoje cfare propozon KM, apo ka tager te vetin per ta kthyer mbrapsh propozimin me arsyetim, apo pa arsyetim. Per mendimin tim ky eshte nje ambiguitet i lene me qellim ne Kushtetute, qe sido qe te vije puna, ai qe ka krahun e forces (ne kete rast KM) te beje sic i pelqen. Kushtetuta duhet te jete shume precize lidhur me dhenien e tagreve pushteteve te ndryshme. Keshtu sic eshte nuk merret vesh.

Submitted by Symadhi (not verified) on

Ju i nderuar I VEMENDESHEM, keni te drejte ne interpretimin qe beni, bile keni thene mire edhe krahun e forces, por sa per kujtese, kete krah force, ju e dini mire si e perdori ISHISHISHI KOKMINISTER Salushber, duke shkarkuar Dhori Sollakun, Bahri Shaqirin, etj, etj, etj.
Kushtetuta, duhet te jete e ahprehur sakte, mbasi kemi speciemsi Sali Berisha, qe e lexojne ndyshe, dhe e zbatojne ndryshe ligjin, taMam si i thone, si Maliqi.
Respekte

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Symadh, per mua nuk ka rendesi a e ben ISHISHISHI KOKMINISTER Salushber, apo KY I TANISHMI KOKMINISTER Edvin Palluqe Rama. Puna eshte qe Kushtetuta, si dokumenti themeltar i shtetit shqiptar nuk duhet te kete formulime te papercaktuara si ai i mesipermi. Per mendimin tim nuk eshte se Saliu e ka lexuar ndryshe, puna eshte se cilido qe i intereson dhe ka forcen me vehte e ben sic i do prapanica, njelloj sic po kercenojne tani me shkarkimin e Presidentit. Une nuk i perkas asnjerit prej kraheve, as atij te Salushberit, as atij te Edvin Palluqes, mua me intereson jashtezakonisht shume qe ne Shqiperi te vendoset shteti i se drejtes, ku dokumentet themeltare nuk lene shteg per interpretim, por jane te qarte dhe pa ekuivoke, sepse me paqartesine qe permban Kushtetuta praktikisht ne Shqiperi nuk ka ligj, por Maliq, qofte Maliqi Saliu, apo Edvini, apo Like Floriri.

Shendet!

Submitted by Symadhi (not verified) on

I nderuar mik I VEMENDSHEM !
Pikepamjet i kemi te njejta. Asnje lloj maxhorance, nuk duhet te abuzoje me ligjin, sidomos kur ketu tek ne, nuk ekziston besimi reciprok, dhe i ndersjellte, gjithmone ne respekt te kundershtarit politik.
Deri ketu, jemi pa kundershti bashke, apo jo ?
Nuk me the, pse kjo opozite, nuk ka besim tek kjo maxhorance ?
Une, kam mendimin, dhe e kam mendjen te mbushur top qe kjo gje, vjen si rezultat i sjelljes skandaloze qe ka bere me ligjin dhe opoziten e dikurshme, kjo opozite qe eshte sot qe e para dy vjeteve ishte maxhorance.
Kjo opozita e sotme, duke patur kete mendesi agresive te trashegueshme nga koha e dikurshme, dhe duke e menduar kundershtarin me KUTIN e truve te saje, krijon te tilla situata qe shfaqen ne jeten tone te perditeshme politike.
Si rrjedhoje, jemi ketu ku jemi, por, jo nga maxhoranca e sotme, pooooor, vetem e vetem nga opozita e sotme.
Ju pershendes.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Miku Symadh, ne kemi pikpamje te njejta lidhur me abuzimin me ligjin, por nuk po merremi vesh per thelbin e ketij muhabeti ketu, qe nuk eshte a jane sjelle ne menyre skandaloze ata te pozites se meparshme dhe prandaj mire po ua bejne keta te pozites se tanishme. Me fjale te tjera, ti thua meqe ata te meparshmit abuzuan, tashti s'ka problem pse abuzojne keta te tanishmit. Une po ta shkruaj edhe nje here me germa te medha se ku qendron problemi ne kete rast:

DIFEKTIN E KA FORMULIMI I KUSHTETUTES QE ME QELLIM A PA QELLIM ESHTE LENE EVAZIV! Nqs ndreqen formulimet e kesaj natyre ne Kushtetute, atehere as Saliu, as Edvini nuk mund te abuzojne më.

Po qe që ke ndonje mendim per kete ma thuaj, po qe që do te vazhdosh avazin me Sali, e me Berishovic e se si tani ata duhet ta paguajne, e se si ata e kane pasur gjithnje gabim etj. etj. po deshe me mire mos vazhdo. Jo se e ke gabim, po puna eshte se ne kete rast thelbi i muhabetit, per mendimin ti nuk eshte ky, eshte fakti qe kam nenvizuar me germa kapitale ketu me siper.

Shendet!

Submitted by Symadhi (not verified) on

I nderuar I VEMENDSHEM.
deri sa kete kushtetute qe kemi, e hartuan dy (edhe me ekip patjeter) njerez kotnasikoti, ne formimin profesional juridik, njeri me arsim te mesem dhe tjetri me shkolle aktrimi, rezultati eshte nje corbe allaimamgodo, qe nuk ka kreher qe e kreh dhe e shkrif.
Kjo kushtetute, do bere nga e para.
Por, te caktohen profesioniste, jo militante, jo pijanece apo drogaxhinj.
Te pershendes.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Kresjtesisht dakord.

Shendet Symadh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.