Kërkoi 3 mijë euro për licensën mjedisore, shkarkohet inspektori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit

Postuar në 05 Janar, 2016 18:17

Pas denoncimitnë emisionin investigativ “STOP”, në TV KLAN, Prokuroria e Tiranës ka nisur kryesisht hetimet për veprën penale të korrupsionit pasiv.
Në videon e transmetuar të hënën në mbrëmje në emisionin e parë të këtij programi, shfaqet në pamje filmike inspektori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Tiranë , Taulant Manaj, që i kërkon 3 mijë euro një qytetari për t’i dhënë licensën mjedisore për një biznes zgarë.
Në skemën korruptive ishte përfshirë edhe një specialisit i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Tiranë, i cili shfaqet duke numëruar paratë dhe pohonte se ato do t’ia conte Taulant Manajt dhe se ky nuk është rasti i parë korruptiv në këtë institucion.
Pas transmetimit të këtyre pamjeve filmike që dëshmojne korrupsionin në dhënien e licencave mjedisore, Ministria e Mjedisit njoftoi se Ministri Lefter Koka ka shkarkuar nga detyra Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Tiranë, Taulant Manajn, dhe urdhëroi denoncimin e këtij rasti pranë organeve të drejtësisë.
Në videon e investigimit të STOP pranohet se në këtë aferë korruptive janë të përfshirë institucione si Bashkia e Tiranës, Drejtoria Rajonale e Mjedisit, Instituti i Shëndetit Publik dhe Qendra Kombëtare të Licencimit.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shkarkohet? Ai duhet te arrestohet dhe te tregoje kush jane te tjeret. Kush eshte punonjesi i Bashkise qe merr pjesen e vet. Te dy keta permenden dhe bashkine e tiranes

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.