rusia

Rusia po ngrin konfliktin për të përshkallëzuar ofensivën në Ukrainë në pranverë

Postuar në 07 Dhjetor, 2022 22:57

Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Rusia do të ulë aktivitetin ushtarak në dimër, për të përshkallëzuar ofensivën ndaj Ukrainës në pranverë. Për këtë arsye ai ka bërë thirrje për ndihmë ushtarake të shtuar për Kievin, ndërkoh që ka nënvizuër se marrëdhënia me Rusinë do të jetë e komplikuar për një kohë të gjatë.

Parlamenti Europian deklaron Rusinë shtet sponsorizues të terrorizmit

Postuar në 23 Nëntor, 2022 17:23

Parlamenti Europian ka miratuar sot një rezolutë përmes së cilës e deklaron Rusinë një shtet sponsorizues të terrorizmit. Dokumenti është përpiluar për shkak të atyre që PE i konsideron si sulme ndaj shënjestrave civile.

Sulmet e qëllimshme dhe mizoritë e kryera nga trupat ruse dhe agjentët e tyre në terren kundër civilëve në Ukrainë, shkatërrimi i infrastrukturës civile dhe dhunime të tjera serioze të ligjit ndërkombëtar dhe njerëzor me akte terrori dhe përbëjnë krime lufte

shprehet Parlamenti.

Politika e re e BE-së drejt Rusisë: Izolim dhe mbështetje për vendet e Ballkanit

Postuar në 14 Nëntor, 2022 18:48

Bashkimi Europian është duke rishikuar qasjen e vet ndaj Rusisë, duke synuar një politikë izolimi.

Sinjale për rinisje negociatash pas marrjes së Khersonit nga Ukraina

Postuar në 14 Nëntor, 2022 13:42

Pas tërheqjes së trupave ruse nga Kherson, disa sinjale për paqe kanë nisur të vijnë nga Ukraina dhe aktorë ndërkombëtarë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar gjatë një vizite në qytetin e rimarrë nga forcat ukrainase se:

Ne jemi gati për paqe, paqe për të gjithë vendin tonë

Lidhur me mundësinë e negociatave ka folur edhe ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, gjatë një vizite në Bruksel. 

Lufta e Fohtë e Kibernetikës

Postuar në 14 Nëntor, 2022 12:38

Presidenti i Microsoft, Brad Smith, ka folur në një intervostë për greken “Kathimerini” përmes së cilës ka bërë vlerësime për situatën e tanishme.

Perëndimi duhet të sigurojë Rusinë se nuk synon shkatërrimin e saj

Postuar në 05 Nëntor, 2022 16:45

Historiani me origjinë ruse në Qendrën “Henry Kissinger” për Çështjet Globale, Sergey Radchenko, shprehet në një intervistë për greken “Kathimerini” se dy janë çështjet kryesore në Ukrainë: shmangia e përshkallëzimit dhe shmangia e rënies finale të Rusisë që mund të çonte në një luftë civile të brendshme në një vend me 6000 koka bërthamore arsenal. 

Besimi me Rusinë është thyer. Ka për të qenë një problem kryesisht europian

Postuar në 31 Tetor, 2022 16:01

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joshka Fisher është shprehur në një intervistë për “Kathimerini” se marrëdhënia e Perëndimit, Europës me Rusinë është cenuar rëndë me krizën në Ukrainë. Ndonëse ka folur se ideja e negociatave po përvijohet tashmë, Fisher thotë se bota po hyn në një luftë të Ftohtë të dytë. 

Rusia kërkon hetim për aktivitetet bio-ushtarake të SHBA në Ukrainë

Postuar në 26 Tetor, 2022 12:02

Rusia ka propozuar një draft rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përmes së cilës kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për aktvitetet bioushtarake të SHBA në Ukrainë.

Sipas agjencisë “Tass”, drafti pritet të shqyrtohet në seancën e 27 tetorit dhe ajo kërkon që komisioni të përbëhet nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit për të verifikuar shkelje që sipas saj bien ndesh me Konventën për Armët Biologjike në kontekstin e aktiviteteve të laboratorëve biologjikë në Ukrainë.

A minohet Demokracia në një vend ku ajo thjesht Inskenohet?

Postuar në 18 Tetor, 2022 19:09

Një ndër drejtuesit e Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar sot se drafti për ligjin kundër shpifjes është tërhequr.

E para, dua tju them se ndryshimet në ligjin për median, që kanë të bëjnë me shpifjen janë tërhequr nga propozuesi. Dua tju rikonfirmoj se ne e kemi tërhequr ato ndryshime ligjore që janë bërë para tre vitesh.

Zelenskiy: Nuk ka hapësirë për negociim. Rusia ka shkatërruar 30% të impianteve të energjisë

Postuar në 18 Tetor, 2022 13:47

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka deklaruar se vetëm javën e kaluar, Rusia ka shkatërruar 30% të impianteve të energjisë. Në dritën e këtij sulmi mbi infrastrukturën kritike të vendit, Zelenskiy ka bërë të qartë se:

Nuk ka mbetur hapësirë për negociim me regjimin e Putinit

Pages

Subscribe to RSS - rusia