Besimi me Rusinë është thyer. Ka për të qenë një problem kryesisht europian

Postuar në 31 Tetor, 2022 16:01

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joshka Fisher është shprehur në një intervistë për “Kathimerini” se marrëdhënia e Perëndimit, Europës me Rusinë është cenuar rëndë me krizën në Ukrainë. Ndonëse ka folur se ideja e negociatave po përvijohet tashmë, Fisher thotë se bota po hyn në një luftë të Ftohtë të dytë. 

Pavarësisht rezultatit në Ukrainë besimi me Rusinë është thyer dhe do të përbëjë një kërcënim konstant në lindje të kufijve të NATO-s dhe BE-së. Pasojat e kësaj, druaj, se janë një luftë e re e ftohtë. Pavarësisht se si shkon, situata do të jetë një problem më shumë europian

ka thënë ai. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.