Lufta e Fohtë e Kibernetikës

Postuar në 14 Nëntor, 2022 12:38

Presidenti i Microsoft, Brad Smith, ka folur në një intervostë për greken “Kathimerini” përmes së cilës ka bërë vlerësime për situatën e tanishme. Sipas tij, Lufta e Ukrainës ka analogji me Luftën e Spanjës, pasi nëse në këtë të fundit u përdorën për herë të parë avionët, në Ukrainë po përdoret gjerësisht sulmi kibernetik si pjesë e arsenalit të përgjithshëm strategjik. Duke folur për Rusinë dhe Kinën, si dy rivalë teknologjikisht të aftë në çdo drejtim, Smith ka bërë këtë dallim që jep një ide se pse Kina shihet sot si kërcënimi kryesor.

Të dyja do t’i konsideroja superfuqi kibernetike, por në mënyra të ndryshme. Rusët kanë një aftësi shumë të mirë për të depërtuar rrjetet, kryesisht për qëllime spiunazhi, dhe e bëjnë madje në shkallë globale. Ata kanë ndoshta kapacitetin më të mirë në botë për ndikim kibernetik dhe operacione propaganda, duke kombinuar teknikën konvencionale njerëzore me përdorimin e internetit. Dhe ka vlerë të dihet apo nënvizohet se ata bazohen me të vërtetë për sulmet e tyre konvencionale kibernetike mbi atë që ne do t’i quanim armë kibernetike konvencionale dhe jo ekuivalenti i armëve bërthamore.

Me këtë dua të them, ata lëshojn një mauler, që është konceptuar të lëvizë në rrjet, por të qëndrojë aty. Të supozojmë se ata e bëjnë këtë për të qëndruar të fokusuar në sulmet në Ukrainë dhe jo për të kaluar në sulme në Europë apo botë. Por janë shumë të aftë.

Kinezët kanë një kapacitet që rusët nuk e kanë kur vjen puna te inteligjenca artificiale dhe machine learning. Ata kanë mbledhur sasi të mëdha të dhënash përgjatë viteve përmes vjedhjes që është dokumentuar gjerësisht. Kështu që ata mund të krijojnë dhe shënjestrojnë një operacion ndikimi apo në disa raste sulme kibernetike me përdorim të atij informacioni.

Rusët nuk e kanë këtë kapacitet të Inteligjencës artificiale. Mendoj se rusët kanë një kapacitet të pakrahasueshëm dhe kjo shihet në operacionet e ndikimit. Në mendimin tim, është ky kombim i ekspertizës në shkencat sociale me ekspertizën e teknologjisë që u jep atyre këtë njohuri në termat e kultivimit dhe fermentimit të paqëndrueshmërisë dhe përpjekjes për t’i dhënë momentum kësaj. Një nga gjërat që ndodhi në Ukrainë në vitin 2022 është ajo çfarë ndodhi në vitet ’30 në Spanjë. Të gjithë po e studiojnë

është shprehur Smith.

Në pikëpamje të infrastrukturës kinezët ngjajnë se po krijon struktura konkuruese, ndërkohë që rusët janë përdorues shumë të mirë. Ajo që dallon këtu është sërish natyra dhe drejtimi i përdorimit të teknologjisë dhe militarizimi i synimeve ka provuar se penalizon në plan afatgjatë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.