kina

Lupë europiane mbi tregun kinez të pajisjeve mjekësore

Postuar në 24 Prill, 2024 12:25

Komisioni Evropian ka nisur një hetim mbi prokurimin publik të Kinës, për pajisjet mjekësore.

Masa është e fundit në një seri lëvizjesh që rrisin tensionet tregtare përpara vizitës së Presidentit Xi Jinping muajin e ardhshëm, i pari udhëtim në Europë në pesë vitet e fundit.

SHBA, shqetësim për dominimin e prodhimit kinez

Postuar në 05 Prill, 2024 22:09

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, ngre shqetësimin e dominimit në rritje të prodhimit kinez. Yellen vuri në dukje rrezikun e mbiprodhimit nga prodhuesit kinezë, të cilët kanë eklipsuar kompanitë amerikane.

“Plani kinez për paqen, më i miri”

Postuar në 04 Prill, 2024 19:11

Rusia e vlerëson si më të arsyeshmin planin e paqes që ka propozuar Kina. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se ky është plani më i mirë që është propozuar deri tani.

Pekini parashtroi një dokument prej 12 pikash më shumë se një vit më parë që përcaktonte parimet e përgjithshme për përfundimin e luftës, por nuk hynte në detaje. Plani u prit vakët në atë kohë si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se Kina po përpiqej të paraqitej si paqebërëse, por duke reflektuar "narrativën e rreme" të Rusisë.

Paratë e vështira të naftës ruse

Postuar në 27 Mars, 2024 15:04

Pavarësisht sanksioneve të Perëndimit, ekonomia ruse tregoi rritje në dy vitet që pasuan ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë. E megjithatë, nuk është aq e lehtë sa duket. Firmat ruse të naftës përballen me vonesa deri në disa muaj për t'u paguar për naftën e papërpunuar dhe karburantin pasi bankat në Kinë, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë më të kujdesshme ndaj sanksioneve dytësore të SHBA-së.

Një sulm që mund të vijë nga Hëna

Postuar në 20 Mars, 2024 21:45

Ndërsa gara hapësinore hënore sa vjen e nxehet, Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më të shqetësuara se një sulm i mundshëm mund të vijë nga Hëna.

Ngritja e Kinës dhe fundi i ambicieve koloniale të Perëndimit

Postuar në 21 Shkurt, 2024 21:43

 

Vendet perëndimore kanë ndikuar historikisht në diskursin mbi pushtetin dhe kontrollin global. Perëndimi e ka ruajtur dominimin dhe autoritetin për shekuj me radhë, nga periudha e ekspansionit kolonial deri në epokën e globalizimit. Duke pasur parasysh rritjen e konsiderueshme të Kinës si fuqi globale, lind një çështje thelbësore: A do të sinjalizojë ngjitja e Kinës përfundimin e aspiratave perandorake të Perëndimit?

Kina lëshon satelitin e parë 6G

Postuar në 10 Shkurt, 2024 17:21

Mediat shtetërore të Kinës referojnë për lëshimin e një sateliti të ri në hapësirë që do të testojë teknologjinë 5G dhe 6G që janë zhvilluar nga China Mobile dhe Akademia e Shkencave e Kinës.

Sipas mediave në fjalë teknologjia 6G mishëron një arkitekturë autonome të shpërndarë që përdor softe kinezë dhe harduere po kinezë që janë të afta të mbështesin rindërtimin në hapësirë të softeve dhe funksioneve bazë të rrjetit si dhe menaxhimin automatik.

Kina, gjiganti që po tretet

Postuar në 17 Janar, 2024 22:13

Rritje e dobët, papunësia e të rinjve në rritje. Dhe, për të dytin vit radhazi, kurba demografike bie. Kina është në vështirësi. Ajo humbet popullsinë. Të dhënat nga Enti Kombëtar i Statistikave tregojnë se udhëheqja e presidentit kinez Xi Jinping - pas braktisjes së nxituar në 2015 të politikës së një fëmije, eksperimenti i pamëshirshëm në inxhinierinë sociale me të cilin Pekini ka frenuar rritjen e popullsisë për 40 vjet - nuk duket se po i zbeh efektet.

Zgjedhjet e para presidenciale që trazojnë politikën ndërkombëtare

Postuar në 13 Janar, 2024 22:06

William Lai fitoi zgjedhjet presidenciale në Tajvan, por partia e tij e demokratëve progresistë humbi shumicën absolute në Parlamentin e ishullit. Lai, 64 vjeç, një separatist, vjen nga një familje e thjeshtë dhe është rritur në Taipei. Ai është djali i një minatori që humbi jetën në vitet ’60, pas shembjes së galerisë ku punonte.

Xi Jingping: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm

Postuar në 31 Dhjetor, 2023 16:33

Presidenti kinez u shpreh më i vendosur se asnjëherë për ribashkimin e Tajvanit me Kinën. Në fjalimin e fundvitit, me një ton më të fortë se vitin e kaluar, Xi Jingping tha se ribashkimi i Kinës me Tajvanin është i pashmangshëm. Deklarata vjen vetëm dy javë para se ishulli i pretenduar nga Kina të zgjedhë një udhëheqës të ri.

Pages

Subscribe to RSS - kina