Xi Jingping: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm

Postuar në 31 Dhjetor, 2023 16:33

Presidenti kinez u shpreh më i vendosur se asnjëherë për ribashkimin e Tajvanit me Kinën. Në fjalimin e fundvitit, me një ton më të fortë se vitin e kaluar, Xi Jingping tha se ribashkimi i Kinës me Tajvanin është i pashmangshëm. Deklarata vjen vetëm dy javë para se ishulli i pretenduar nga Kina të zgjedhë një udhëheqës të ri.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 13 janarit zhvillohen në një situatë të marrëdhënieve të tensionuara mes Pekinit dhe Taipeit. Kina ka rritur presionin ushtarak për të pohuar pretendimet e saj për sovranitet mbi Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike.

Kina e konsideron Tajvanin si "territorin e saj të shenjtë" dhe kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për ta vënë atë nën kontroll, megjithëse Xi nuk përmendi kërcënimet ushtarake në fjalimin e tij.

"Ribashkimi i atdheut është një pashmangshmëri historike," tha Xi, megjithëse përkthimi zyrtar në anglisht i komenteve të tij të publikuar nga agjencia e lajmeve Xinhua tregonte një ton më të butë: "Kina me siguri do të ribashkohet".

"Bashkatdhetarët në të dy anët e ngushticës së Tajvanit duhet të jenë të bashkuar me një objektiv të përbashkët dhe të ndajnë lavdinë e përtëritjes së kombit kinez," shtoi ai. Përkthimi zyrtar në anglisht në fakt ishte "të gjithë kinezët" dhe jo "bashkatdhetarët".

Vitin e kaluar, Xi tha vetëm se njerëzit në të dyja anët e ngushticës janë "anëtarë të së njëjtës familje" dhe theksoi se shpresonte që të dy palët të punojnë së bashku për "të nxitur së bashku prosperitetin e qëndrueshëm të kombit kinez".

Zëvendëspresidenti aktual Lai Ching-te, kandidati presidencial për Partinë Demokratike (DPP) në pushtet të Tajvanit, i cili kryeson në sondazhet e opinionit, në Kinë shihet si separatist i rrezikshëm.

Zyra e Çështjeve të Tajvanit në Kinë ka deklaruar së fundmi se Lai ka "treguar fytyrën e tij të vërtetë si punëtor për pavarësinë e Tajvanit" kokëfortë dhe shkatërrues i paqes përtej ngushticës së Tajvanit.

Që nga viti 2016 - kur presidenti Tsai Ing-wen mori detyrën - qeveria e udhëhequr nga DPP ka promovuar separatizmin. Tsai dhe Lai kanë kërkuar vazhdimisht bisedime me Kinën, por janë refuzuar.

Qeveria e mundur e Republikës së Kinës u zhvendos në Tajvan në vitin 1949, pasi humbi luftën civile me komunistët e Mao Ce Dunit, që themeluan Republikën Popullore të Kinës. Për këtë arsye, edhe sot, emri i Tajvanit mbetet ende Republika e Kinës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.