Qeveria

Kur qeveria legalizon edhe Zotin

Postuar në 28 Mars, 2017 13:38

Kemi ardhur në një pikë ku qeveria kërkon të flitet për të edhe në marrëdhëniet me Zotin. Kryeministri i dha dje trajta satire dorëzimit një leje legalizimi për Kishën e Shën Athanasit në Selenicë. Një humor i pa vend që u ngjan batutave të ish-Kinostudios për të cilat sot ka një debat tejet të rëndësishëm. Kryeministri ndoshta i pëlqen të duket si një prej atyre personazheve duke kënaqur egon e spektatorëve që votojnë edhe për arsye që lidhen me "vlerat" kulturore dhe kombëtare të ish-Kinostudios.

Rrugë vetëm për fushatë, 3 korridore mbetën në vend

Postuar në 27 Mars, 2017 11:48

Qeveria po mbyll mandatin e parë 4-vjeçar dhe në bilancin e vet duket se do ketë një defiçit të madh që ka të bëjë me investimet publike dhe kryesisht ato në infrastrukturë, ku qeveria e kaluar bazoi strategjinë e saj të zhvillimit. Tre korridore që u lanë pa përfunduar nga mandati paraardhës janë pothuajse në gjendjen e 4 viteve më parë.

Zaev hedh poshtë ofertën e Gruevskit për qeveri pa shqiptarët: Çon në federalizim

Postuar në 27 Mars, 2017 09:35

Kreu i LSDM-së në Maqedoni, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë ofertën e ish-kryeministrit Nikoll Gruevski, për krijimin e një qeverie pa shqiptarët, për të cilën VMRO-DPMNE do të jepte mbështetjen. Sipas Zaev një qeveri pa shqiptarët do të çonte në federalizim të shtetit, duke çuar në një ndarje faktike.

"Gol" 80 mln euro qeverisë me By Pass-et e Fierit dhe Vlorës

Postuar në 24 Mars, 2017 18:02

Në 1 dhjetor të vitit 2014, zyra për shtyp e kryeministrit  bëri të ditur përmes një njoftimi entusiazmin e qeverisë dhe personalisht të kreut të saj për punimet me ritme të shpejta në Bay Pass-in e Fierit. Në njoftim thuhet ndër të tjera se: “Drejtuesi i punimeve informoi se po punohet me ritme të shpejta, nga kompanitë nënkontraktore, njëherësh në disa seksione, në Fier, në Lushnje dhe në Vlorë. Ai siguroi se, ata do t'i përgjigjen kërkesës së Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, që një korsi e rrugës do të hapet në qershor të vitit 2015.

As për kryeministër, as për president...

Postuar në 22 Mars, 2017 00:48

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në studion e “News24” për një intervistë për aktualitetin politik. Ai ka dhënë disa përgjigje për zhvillimet kryesore mes të cilave atë se vettingu do të bëhet, se kërkesa për qeveri teknike as që diskutohet, për shkak se mandati i tij buron nga votat. Për koalicionin dhe rikonfirmimin e tij, Rama ka qenë i paqartë, nëse është në rrugën e një marrëveshjeje të re me Ilir Metën. Por ai ka qenë më i hapur kur ka folur për detyrën e kryeministrit, e cila sipas tij i takon partisë që del e para në zgjedhje. 

Qeveria legalizon 50 xhami në Elbasan

Postuar në 18 Mars, 2017 17:03

Jemi në periudhë parazgjedhore dhe Myftinia e Elbasanit me këtë rast ka marrë në dorë 50 leje legalizimesh për xhamitë e ndërtuara pa leje në këtë zonë. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm, Myftiu i Elbasanit, Agim Duka,  deputeti i Elbasanit, Taulant Balla, Drejtori i ALUIZNI-t Mariglen Disha dhe besimtarë myslimanë. Në fjalën e marrë me këtë rast deputeti Balla shprehu kënaqësinë që i dorëzon lejet e legalizimit për objektet e kultit komunitetit të nderuar mysliman elbasanas.

Filloni të imagjinoni Shqipërinë nën LSI-në

Postuar në 12 Mars, 2017 11:25

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka përcjellë përmes një televizioni lokal mesazhin e Ilir Metës për pazarin e rikonfirmimit të koalicionit qeveriës. 

Ka një zgjidhje për Vetting-un

Postuar në 11 Mars, 2017 21:03

Vettingu është i barazvlefshëm me një Shqipëri të re, pa gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, pa zyrtarë dhe funksionarë të pandëshkueshëm, me drejtësi të painkriminuar, me shtet të drejtë dhe garant të investimeve të huaja. Me pak fjalë një Republikë e re siç pëlqen ta quajë opozita dhe siç na thotë përditë qeveria.

Sa shtrenjtë na kushton Erion Veliaj? Të gjithë po paguajmë për “nikoqirin e Republikës”

Postuar në 10 Mars, 2017 11:16

Erion Veliaj po prezantohet si punëbërësi më i madh dhe më i zellshëm që ka para Shqipëria pas rënies së komunizmit. Një staf i tejfryrë i marrdhënieve me publikun kujdeset që kryetari i bashkisë së Tiranës të jetë ccdo ditë në televizor për të prezantuar një vepër dhe një premtim të përmbushur , edhe kur është fjala për një xhiro me autobus nga Qendra deri në Laprakë.

Loja tinzare e qeverisë me taksën e re të pronës dhe adresarin e OSHEE

Postuar në 04 Mars, 2017 14:36

Para pak javësh Operatori i Shpërndarjes së Energjisë nisi një fushatë verifikimi të adresave përmes një formulari që u është hedhur qytetarëve poshtë derës dhe ku kërkohen të dhëna për banesën, sipërfaqen dhe të tjera hollësi në lidhje me pronësinë e banesave. Siç ka ndodhur shpesh me këtë qeveri, nismat nuk janë shoqëruar asnjëherë me transparencë dhe kjo për shkak të qëllimeve që fshihen pas tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria