Qeveria

Vrasja e Bin Laden, një version i pakonfirmuar nga qeveria amerikane (Video)

Postuar në 30 Prill, 2017 18:17

Momentin kur tërhoqi këmbëzën për të shtënë mbi njeriun më të kërkuar në botë përshkruan Robert Neil, një nga komandot amerikanë të skuadrës  (SEAL) që mori pjesë në operacionin e vrasjes së udhëheqësit të Al Kaedës, Osama bin Laden.Robert Neil, 41, ka marrë pjesë në 400 misione, siç shkruan ai në librin me titull, «The Operator».

"Shtet" i Qelepirit

Postuar në 24 Prill, 2017 09:51

Në vitin 2007, kur Edi Rama arriti fitoren e parë elektorale(jo si shumicë) në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, deklaroi ndër të tjera se “ne fituam në Shqipërinë që paguan taksa”. Ky ishte një eufemizëm i goditur, elegant, që shmangte fyerjen që sjellin frazat direkt apo ironitë e lexueshme, për Shqipërinë e qyteteteve, pse jo qytetare, të civilizuar, të legalizuar, atë që njeh dhe zabton ligjin.

Akoma nuk keni vjedhur diçka në këtë vend? Jen(m)i budallenj!

Postuar në 21 Prill, 2017 15:31

Lexoni se çfarë deklaron sot kryeministri në Kukës:

Strasburgu i vë kapak "shpagimit" të viktimave të 21 Janarit

Postuar në 20 Prill, 2017 21:35

Gjykata e Strasburgut ka pushuar dosjen e 21 janarit, të hapur prej familjarëve të viktimave që në vitin 2013. Pushimi i çështjes ka ardhur pas tërheqjes së familjarëve të cilët pranuan kushtet e dëmshpërblimit të propozuara nga qeveria shqiptare.

Ivanov: Nuk e mandatoj koalicionin  Zaev -Ahmeti. Koalicioni VMRO-DPMNE – PDIU u prish nga një telefonatë

Postuar në 15 Prill, 2017 14:31

Presidenti maqedonas George Ivanov ka përsëritur edhe njëherë se dalja nga kriza politike ku ka hyrë vendi nuk mund të bëhet duket mandatuar Zoran Zaevin. Në një intervistë për gazetën austriake “Wiener Zeitung” Ivanov ka argumentuar me disa akrobaci “kushtetuese” se për cilat arsye nuk është mandatuar Zaev.

Shqipëria zyrtarisht me 8 pakica kombëtare, 3 prej tyre sllave

Postuar në 12 Prill, 2017 22:15

Qeveria ka propozuar në mbledhjen e fundit projekligjin "Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare", duke i bërë një shtesë minoriteteve që Shqipëria njeh zyrtarisht si pakica kombëtare. Kështu sipas ligjit, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe. Ajo që bie në sy është se 3 prej minoriteteve që do të njihen si pakica kombëtare janë me popullsi sllave ku perfshihen palicat (maqedonase, malazeze serbe).

Suksesi i konçesionuar i Erion Veliajt

Postuar në 06 Prill, 2017 13:46

Ka një lloj konstatimi se kryetari i ri i Bashkisë, Erion Veliaj pamvarësisht retorikës shumë herë të tepruar që përdor në daljet publike po kryen disa punë që kontrastojnë dukshëm me “gjumin” e ish-kryebashkut Lulzim Basha. Në më shumë se 1 vit që drejton bashkinë e kryeqytetit Erion Veliaj ka rritur koston e transportit publik, ka taksuar parkimin e automjeteve dhe ka marrë autorësinë e të paktën 2 veprave të mëdha publike, Bulevardit të Ri të Tiranës dhe Pazarit të Ri, për të cilat Partia Demokratike thotë se janë projekte të nisura nga ish-kryetari Basha.

Sharra me dy presa e Metës në gozhdën e butë të Ramës

Postuar në 04 Prill, 2017 14:08

Heshtja disaorëshe e kryeministrit pas qëndrimeve të Ilir Metës për krijimin e një qeverie të besimit që do të ketë edhe pëlqimin e opozitës, u thye nga kryeministri me një shënim në Facebook. Pa shumë komente rreth LSI-së, kreu i qeverisë e përqëndroi sërish analizën tek PD, kur në fakt presionin më të madh e ka nga partneri i tij, të cilin vazhdon ta quajë bashkëkryetar të koalicionit. Një premisë që shkon përtej këtij mandati dhe që i jep mundësi kryeministrit të shpresojë në një reflektim të Ilir Metës për të mos u shkëputur nga "torta" e koalicionit.

Ahmeti: BDI-ja mund të tërheqë ministrat nga qeveria teknike

Postuar në 01 Prill, 2017 14:15

Për të kuptuar krizën maqedonase duhen ndjekur dy persona: Nikolla Gruevski, ish-kryeministër dhe Ali Ahmeti, ish-partneri i tij në qeverisje, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim. I pari e ka bërë të qartë skenarin: nacionalizëm me kartën e ndërhyrjes në punët e brendshme nga Shqipëria, parti e parë në zgjedhje, për rrjedhojë, ose zgjedhje të reja, ose kaos.

Ka ligj, po ka dhe Maliq, "fermerët e kanabisit" amnistohen nga taksat

Postuar në 31 Mars, 2017 21:55

Nuk është hera e parë që qeveria e ka të gatshme formulën për të vepruar me "zemër" dhe jo me tefter, kur bëhet fjalë aksione që më shumë kanë si synim të prodhojnë vota sesa efektet për të cilat janë ndërmarrë. Ka ndodhur kështu me ndërtimet pa leje, për të cilat u dha amnisti, me fshirjen e detyrimeve dhe gjobave të papaguara të bizneseve dhe së fundi edhe me amnistinë për fermerët e kanabisit. 

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria