Qeveria

Taksa e re e ‘fshehtë’ mbi karburantet do të rëndojë mbi konsumatorët

Postuar në 05 Shtator, 2017 19:38

Ditët e fundit Bashkia e Elbasanit nisi një aksion të ngjashëm me atë të Bashkisë së Tiranës për të  për mbyllur aktivitetin e atyre pikave të karburantit që nuk kishin aplikuar për rilicensim sipas një vendimi të qeverisë të muajit prill që përcakton se pikat e karburanteve duhet të paguajnë një tarifë licencimi në masën 3 milionë lekë në Bashkinë Tiranë dhe 1 milionë lekë në  bashkitë e tjera.

Plani për ekonominë, çfarë duhet të presim nga Ahmetaj, Gjiknuri e Peleshi

Postuar në 28 Gusht, 2017 11:04

Dy apo tre ministri do të mbajnë peshën kryesore të atij që mund të quhet plani i qeverisë Rama 2 për mandatin e dytë katërvjeçar. Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Niko Peleshi janë njerëzit mbi të cilët Edi Rama ka bastuar projektin që nuk ka një e emër, por që premton përmirësim të shërbimeve publike dhe ajo që është më kryesorja rritje të mirëqënies së popullatës. Kjo sepse 3 ministritë që do të drejtohen prej tyre mbulojnë shtyllat kryesore të Ekonomisë. 

Plani për ekonominë, çfarë duhet të presim!

Priten shkurtime masive në administratë, pasojë e organizimit me 4 rajone

Postuar në 27 Gusht, 2017 18:49

Në mbledhjen e Asamblesë Socialiste u bë publike edhe struktura e qeverisjes në kuptimin administrativ. Një reformë që parashikon shkrirjen e një numri të madh institucionesh të varesisë dhe agjencish shtetërore. 

Me pak fjalë do të ketë një model të ri organizativ të shërbimeve shtetërore. Pa dhënë shumë detaje ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi sqaroi se  në bazë të organizimit rajonal, territori i Shqipërisë është ndarë në 4 rajone të mëdha, sipas pikëpamjes zhvillimore.

Milo: S'mund të ketë diplomaci ekonomike me lëmoshat që jep qeveria

Postuar në 26 Gusht, 2017 09:31

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo në një intervistë për gazetën “Shekulli”, komenton deklaratat e kryeministrin në takimin me ambasadorët dhe retorikën diskretituese që ai përdori ndaj trupit diplomatik. Ai thotë se diplomacia shqiptare ka vuajtur nga ineficenca e ushtrimit të diplomacisë ekonomike dhe  ky nuk është një zbulim i tanishëm. Sipas Milos, përgjegjësitë janë të shtetit shqiptar që nuk i ka krijuar mundësitë infrastrukturore dhe financiare shërbimit të jashtëm shqiptar të merret posaçërisht dhe me seriozitet me diplomacinë ekonomike.

PD-ja nis avazin/Qeveri pa Edi Ramën: Teknike, ose me një intelektual në krye

Postuar në 21 Gusht, 2017 08:40

Partia Demokratike humbi thellë në zgjedhje. Për këtë arsye ajo organizoi edhe farsën elektorale brenda duke rizgjedhur Lulzim Bashën si kryetar. Pra humbje zgjedhjesh, proces zgjedhor në parti. Këtu duhet të mbyllej diskutimi. Por PD-ja mendon ndryshe. Ajo i cilëson zgjedhjet të vjedhura dhe tani kërkon kompromis me socialistët.

Në një opinion të publikuar në gazetën “Panorama”, deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, shtron për diskutim opsionet e marrëveshjes. Ndonëse pranon se marrëveshja e 18 majit nuk u respektua nga Rama, ai bën thirrje për një qeveri pa Ramën kryeministër.

Sikleti i vizave dhe rripi që shtrëngon qeveria

Postuar në 20 Gusht, 2017 21:29

Më media u raportua për mundësinë e rikthimit të vizave me Holandën pas një raporti të Policisë dhe Prokurorise holandeze për kriminalitetin në rritje të bandave shqiptare të drogës dhe prostitucionit. Qeveria shqiptare mohoi të ketë marrë ndonjë notë nga qeveria holandeze, por nga ana tjetër sikleti i Tiranës është i dukshëm, kur raportimet vijnë nga qeveri të huaja.  

Një faltore për t'u lutur/falur për zgjidhjen e problemeve

Postuar në 20 Gusht, 2017 11:51

Legjislatura e re parlamentare e bashkë me të edhe mandati i dytë qeverisës i Edi Ramës po afron me disa qartësi më të mëdha sesa koha e zgjedhjeve. 

Një shtet që nuk funksionon jashtë rrugëve nacionale

Postuar në 14 Gusht, 2017 22:08

Sot kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e vet në Facebook ankesat dhe kërkesat e qyetarëve të qarkut Gjirokastër. Duke patur parasysh se çfarë kemi lexuar deri më tani në këto drafte ankesash në qarqe të tjerë, këto të Gjirokastrës janë padyshim serioze. Prona, papunësi, mjete transporti për fëmijët, ndriçim i qendrave të fshatrave, pensionet, problemet me ALUIZNI-n, subvencionet në bujqësi, mosnjohja e viteve të punës në kooperativat bujqësore, pesticidet, këto dhe të tjera janë çështjet kryesore që ngrihen nga qytetarët.

Pas 27 vjetësh/Kosta Barjaba: Emigrimi, mundësi emancipimi, jo akt dëshpërimi

Postuar në 14 Gusht, 2017 12:42

Kosta Barjaba, një njeri i afërt me Partinë Socialiste dhe autor I një libri dhe disa artikujve për emigrimin e shqiptarëve, i kthehet kësaj çështjeje sot përmes një shkrimi në gazetën “Panorama”(http://www.panorama.com.al/shtetezimi-i-emigracionit/). Shkrimi pason një valë debati mediatik të degraduar, që mori shtysë nga një shënim në profilin e vet në Facebook të Agim Hushit.

Çfarë sugjeron sociologu Barjaba për dukurinë e emigrimit të shqiptarëve që ai në librin e vet e quan IKJE?

Biznesi i 18 majit

Postuar në 10 Gusht, 2017 14:49

Lulzim Bashës po i kërkojnë nga brenda vetë partisë së tij dhe nga e djathta që të tërheqë ministrat teknikë nga qeveria. E bëri Fatmir Mediu dhe sot e ka përsëritur Dashamir Shehi. Arsyetimi është i thjeshtë: votuesit e lanë në opozitë Partinë Demokratike. Votuesit e lanë në pushtet të vetëm Edi Ramën ashtu siç kërkoi gjatë zgjedhjeve. Për këtë arsye PD-së i takon të rimarrë rolin e opozitës, madje si forcë e përgjegjshme që duhet të ishte ta forcojë atë rol. Mirëpo nuk ka sesi të jesh opozitë e besueshme kur vijon të qëndrosh në qeveri.

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria