Taksa e re e ‘fshehtë’ mbi karburantet do të rëndojë mbi konsumatorët

Postuar në 05 Shtator, 2017 19:38

Ditët e fundit Bashkia e Elbasanit nisi një aksion të ngjashëm me atë të Bashkisë së Tiranës për të  për mbyllur aktivitetin e atyre pikave të karburantit që nuk kishin aplikuar për rilicensim sipas një vendimi të qeverisë të muajit prill që përcakton se pikat e karburanteve duhet të paguajnë një tarifë licencimi në masën 3 milionë lekë në Bashkinë Tiranë dhe 1 milionë lekë në  bashkitë e tjera.

Qeveria me të njëjtin vendim imponoi gjithashtu detyrimin qëçdo tregtar lëndësh djegëse, përfshirë pikat e shpërndarjes së gazit, të detyrohen t’i paguajnë bashkive një tarifë licencimi prej 1 milionë lekësh të reja për Bashkinë Tiranë dhe 200 mijë lekë për bashkitë e tjera. BIRN shkruan se kjo është një taksë e tërthortë e vendosur nga qeveria përmes një akti normativ, duke imponuar tarifa të larta për shërbime të supozuara publike. Për arsye që i di vetëm qeveria, ajo shmangu rrugën e parë që është imponomi i taksve përmes diskutimeve publike parlamentare dhe votimit të tyre në kuvend.

Vendimi fillestar i qeverisë që u mor në vitin 2015 për përcaktimin e kësaj tarife licencimi u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese pas një ankese të Unionit të Shoqërive të Hidrokarbureve. Gjykata arrtiti në përfundimin se imponimi i një tarife të tillë licencimi përbën një taksë të fshehtë në kurriz të konsumatorit dhe se për rrjedhojë, kjo taksëështë e paligjshme. Sipas saj ndonëse ligji ia ka ngarkuar Këshillit të Ministrave detyrën e përcaktimit të nivelit të tarifës së licencimit, caktimi i tarifave në nivele të tilla përbëjnë një abuzim të të drejtës ligjore nga ana e Këshillit të Ministrave.

“Gjykata vëren se rritja e tarifës së licencimit në masën 20 dhe 50-fish është arbitrare, e paarsyeshme, a paargumentuar dhe joproporcionale. Këshilli i Ministrave nuk arriti të argumentojë pretendimet e tij për domosdoshmërinë e ndërhyrjes në rregullimin e tregut të hidrokarbureve. Ai pranoi se ndërhyrja në fjalë nuk është mbështetur në ndonjë studim paraprak dhe të thelluar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku u rrëzua rritja e tarifave, raporton BIRN(https://www.reporter.al/taksa-e-re-efshehte-mbi-karburantet-do-te-rendoj...). 

Më i rëndë është fakti se qeveria injoroi këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese duke bërë një ulje të tarifave të rilicensimit pa argumentuar sërish rritjen. Ajo që duhet të presim është shtrenjtimi i çmimit të karburanteve dhe zinxhirit të shërbimeve që kanë lidhje me kostot e lëndëve djegëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.