Qeveria

Sigurim i detyrueshëm apo i pjesshëm? Qeveria duket se mbështet opsionin e parë

Postuar në 06 Dhjetor, 2017 15:29

Kompanitë e sigurimeve duket se nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për sigurimin e detyrueshëm të banesave që u hodh si ide nga kryeministri Edi Rama dhe u mbrojt një ditë më pas nga drejtuesi i kompanisë, Sigal, Avni Ponari. Në një kronikë të TemaTv, përcillet një opinion i ndryshëm nga një tjetër kompani, që sugjeron sigurim të pjesshëm. Lidhur me këtë çështje, kreu i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi, ka folur për TemaTv, duke nënvizuar se në vështrimin e qeverisë, opsioni I sigurimit të detyrueshëm është më i mundshmi.

“Fatkeqësitë e natyrës, qeveria na lë faturën”

Postuar në 04 Dhjetor, 2017 10:18

Ajo që përflitej se qeveria po shqyrton një draft për sigurimin e detyrueshëm të banesave është konfirmuar edhe zyrtarisht nga vetë kryeministri. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave që u transmetua direkt në kanalin ERTV, kreu i qeverisë la të kuptohet se ky është viti i fundit që shteti do kompesojë dëmet e përmbytjeve, pasi me hartimin e një nisme të re ligjore për sigurimin e detyrueshëm të banesave dhe bizneseve këto dëme do përballohen nga vetë qytetarët.

Banorët nxjerrin listat e pashlyera të 2015 (Video)

Postuar në 03 Dhjetor, 2017 20:19

Qeveria po menaxhon situatën e vështirë nga moti i keq, duke gjetur çdo vit arsye për mosparandalimin e pasojave. Këtë vit pati në dukje një reagim më të organizuar pasi reshjet u parlajmëruan ditë më parë, por gjithsesi natyra e bëri të vetën, duke përmbytur sërish qindra banesa.

Kontrolli mbi borxhin, qeveria pajton konsulent

Postuar në 29 Nëntor, 2017 10:33

Qeveria ka vendosur të pajtojë një konsulent privat për t’a këshilluar se si të menaxhojë financat dhe më konkretisht borxhin publik, që vazhdon të mbetet në nivele të larta. Ministria e Financave është gati të paguajë 83.3 milionë lekë të reja, ose afro 630 mijë euro në vit për një shërbim të tillë.

Një fshesë për pluhurat

Postuar në 21 Nëntor, 2017 17:30

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot nismën më të re, apo aksionin më të ri të qeverisë: Pastrimin e territorit. Problemet fillojnë që me emrin e nismës: Pastrojmë Shqipërinë që Duam. “Shqipëria që Duam” është ajo e së ardhmes ku do ta çojë Rilindja, është Shqipëria që rilind nesër  përmes korriigjimit dhe ndryshimit, ndaj edhe ndoshta devizës i mungon një “Për”, që mesa duket nuk e ka zënë vendi.

Qeveria ndan me Bankers faturën për dëmet në Zharrëz

Postuar në 19 Nëntor, 2017 18:01

Qeveria përcaktoi një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2017 për Bashkitë Patos dhe Roskovec, për dëmshpërblimet e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar nga lëkundjet e tokës.

Qeveria greke krijon “transparenca.gr”

Postuar në 16 Nëntor, 2017 08:45

Qeveria greke ka menduar që të përballet me fenomentin e lajmeve të rreme, duke vendosur në faqet online të çdo ministrie rubrikën: “Fake News”. Në rubrikën në fjalë përfshihen përgënjeshtrime, informacione apo të dhëna që janë publikuar në mediat e ndryshme, të cilat konsiderohen të pabazuara. Sipas mediave greke, në rubrikën në fjalë janë përfshirë shumë materiale që janë publikuar së fundmi.

Çfarë është Himara për ju, zoti Kryeministër?

Postuar në 14 Nëntor, 2017 13:58

Vitet e fundit në Shqipëri është shpikur një lojë. Loja quhet “provoko njerëzit  në Himarë” ose ndryshe, “bëj tym për të mbuluar hallin”. Kjo lojë luhet sa herë që duhet hequr vëmendja nga diçka e rëndë në Tiranë dhe sidomos kur qeveria ka nevojë për një alibi. Për motivin se dikush ka shumë nevojë që ta quajnë “patriot”, himarjotët bëhen mish për top, bëhen viktimë e lojës së pamëshirshme dhe trajtohen de facto si qytetarë të dorës së dytë. Seanca më e fundit e lojës me Himarën u luajt të enjten që shkoi në Parlament.

Pabarazi me taksat dhe mungesë transparence

Postuar në 08 Nëntor, 2017 09:23

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, Jens Reinke ka dhënë vlerësimet e tij për paketën e re fiskale dhe ndryshimet e bëra nga qeveria në disa taksa.

Veç mosdakordësisë për ndërhyrjet në pragun e tvsh-së dhe zgjerimin e fashës e bizneseve që hyjnë në skemë, Fondi shpreh rezerva edhe për diferencimet që janë aplikuar në taksat për hotelet e luksit dhe mungesën e transparencës në hartimin e ligjeve për taksat.

Konçesionet mbi 100 mln euro i lihen në dorë Gjiknurit

Postuar në 02 Nëntor, 2017 17:40

Qeveria ka miratuar ndryshimet në ligjin për konçesionet dhe partneritetin publik-privat, ku i lihet në dorë këtij organi hartimi i akteve dhe procedurave për dhënien me koncesion të hidrocentraleve dhe termocentraleve private.

Sipas Top-Channel koncesionet me vlera të mëdha në energjetikë, që i kalojnë 100 milionë euro, do të jepen me procedura të lehtësuara. Me ndryshimet e reja ligjore, qeveria i përjashton këto investime nga rregullat që duhet të kalojnë normalisht koncesionet.

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria