“Fatkeqësitë e natyrës, qeveria na lë faturën”

Postuar në 04 Dhjetor, 2017 10:18

Ajo që përflitej se qeveria po shqyrton një draft për sigurimin e detyrueshëm të banesave është konfirmuar edhe zyrtarisht nga vetë kryeministri. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave që u transmetua direkt në kanalin ERTV, kreu i qeverisë la të kuptohet se ky është viti i fundit që shteti do kompesojë dëmet e përmbytjeve, pasi me hartimin e një nisme të re ligjore për sigurimin e detyrueshëm të banesave dhe bizneseve këto dëme do përballohen nga vetë qytetarët.

“Është përparësi marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneseve nga përmbytjet. Jemi ende i vetmi vend që nuk ka një masë të tillë në ligj dhe ku njerëzit e prekur mbeten në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm nga modeli i shtetit që nuk mund të përballojë gjithhcka dhe gjithmonë edhe pse këtë herë ne do t’i përballojmë edhe si herën e kaluar ku nuk kemi lënë askënd pa kompesuar.

Por është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët dhe të gjithë sipërmarrësit të sensibilizohen dhe të kuptojnë se duhet si në çdo vend normal të marrin masa të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore në mënyrë që dëmet e tyre të kompesohen plotësisht dhe në kohë reale në bazë të këtij mekanizmi”

Drafti është hartuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dhe Banka Botërore dhe sipas gazetës Panorama i është dërguar Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Financave në fillim të vitit 2017, por për shkak të periudhës zgjedhore qeveria e la në sirtar për një moment të dytë, i cili mesa duket ka ardhur tani që përmbytjet goditën alibinë e qeverisë se mot i tillë nuk është parë ndonjëherë në këto anë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.