Qeveria

Letër publike kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Postuar në 29 Prill, 2018 12:03

Erion Veliaj paraqiti si argument për shembjen e Teatrit Kombëtar një studim italian që më pas rezultoi punim diplome. Qeveria duket se ka lënë pezull për momentin promovimin e projektit danez, pas përshkallëzimit të qëndrimit të Komunitetit të aktorëve.

Protesta e Kukësit, qeveria ul pazarin për banorët

Postuar në 20 Prill, 2018 18:23

Pas bisedimeve me banorët në Kukës, Has dhe Tropojë qeveria i ka propozuar koncesionarit që tarifa që ata do të paguajnë për një kalim, në sheshin e pagesës të jetë 200 lekë të reja, apo 1.5 euro. 
Nëse merret në total, një kalim vajtje-ardhje për kategoritë e personave që banojnë përgjatë rrugës, pas amendimit të kontratës dhe rivendosjes së traut të kalimit, pagesa do të jetë 3 euro, nga 10 që ishte më parë.

Rruga Kardhiq-Delvinë, qeveria tërhiqet nga PPP

Postuar në 18 Prill, 2018 16:48

Rruga Kardhiq – Delvinë e tenderuar në vitin 2009 nga qeveria Berisha do të realizohet me paratë publike dhe jo me investim privat, ndryshe nga sa u miratua në ligjin për buxhetin 2018.

Për 16 kilometrat e mbetura të këtij aksi që do të lidhë Sarandën me rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, duke shmangur qafën e Muzinës, qeveria kishte programuar fonde përmes programit “One billion euro”, për të cilin edhe Fondi Monetar Ndërkombtar shprehu rezerva dy javë më parë.

Akuzë për "kusarët" e Teatrit

Postuar në 17 Prill, 2018 10:20

Aktori Robert Ndrenika është një prej emrave që vazhdon të kundërshtojnë fort shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe projektin danez të propozuar nga qeveria.

Në mbledhjen e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Ndrenika  hodhi dyshime për grabitje të tokës së Teatrit për qëllime private, ndrësa ftoi edhe drejtues të institucioneve të prononcohen. 

Një çertifikatë për të gjithë

Postuar në 16 Prill, 2018 21:00

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një tjetër goditje sot kur ka deklaruar zyrtarisht se deputetit Tomë Doshi dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA për shkak të akteve serioze të korrupsionit.

Zaev i mbijeton mocionit të mosbesimit

Postuar në 12 Prill, 2018 09:26

Parlamenti i Maqedonisë hodhi poshtë mocionin e mosbesimit të kërkuar  nga opozita për qeverinë e Zoran Zaev. Në votimin e kryer pas mesnate, pro kërkesës të paraqitur nga ana e VMRO-DPMNE votuan 40 deputetë (që u përkasin partive të opozitës), ndërsa 62 deputetë nga partitë e koalicionit qeverisës votuan kundër. Votat që garantuan mbijetesën e qeverisë ishin ajo e deputetit Blagoja Despotoski nga VMRO-DPMNE dhe Vesel Mehmedit nga Aleanca për Shqiptarët, partia e të cilit u largua pak kohë më parë nga koalicioni qeverisës.

I preferuari i qeverisë mban çelësat e Teatrit Kombëtar

Postuar në 11 Prill, 2018 17:48

Hervin Çuli do të jetë drejtori i Tetarit Kombëtar edhe për 4 vite të tjera. Kandidatura e tij është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë. Rivalet e drejtorit aktual në garën për të drejtuar Tetarin Kombetar ishin Ema Andrea, Genci Fuga dhe Laert Vasili.

Emërimi i drejtorit të Teatrit Kombetar vjen në një kohë  debatesh mes aktorëve e regjisorëve të këtij institucioni dhe Ministrisë së Kultures si për shembjen e godinës së teatrit ashtu dhe për projekligjin e ri per artin dhe kulturën.

Hidhet në kosh premtimi për uljen e Tvsh-së (video)

Postuar në 04 Prill, 2018 23:47

Një nga premtimet e hershme të Partisë Socialiste dhe posaçërisht të kryeministrit Edi Rama për diferencimin e tvsh-së për mallrat e shportës është hedhur përfundimisht në kosh.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj i pyetur nga deputetët në grupin parlamentar socialist deklaroi se qeveria nuk ka asnjë plan për të ulur normën e tvsh-së edhe pse vende të tjera të rajonit e kanë normën e tvsh-së më të ulët se Shqipëria.

Garniturë diplomatike me sallatën e pronave

Postuar në 28 Mars, 2018 12:29

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ka nisur një fushatë takimesh me qytetarët për të dëgjuar siç tha shqetësimet e tyre në lidhje me çështjet e pronësisë.

“Prona private është e drejtë themelore e njeriut dhe për ne si BE është e panegociueshme. Gjatë 27 viteve të fundit, edhe më parë ka pasur një kaos që është shkaktuar për çështjen e pronësisë. Pas reformës në drejtësi, kjo është reforma tjetër më e rëndësishme për shqiptarët”-deklaroi zonja ambasadore në krah të ministres së Drejtësisë gjatë një takimi në Vlorë.

Ultimatum për konçesionet pa garë edhe nga USAID

Postuar në 26 Mars, 2018 11:53

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe USAID ia ka bërë të qartë qeverisë shqiptare të mos vijojë me praktikën e Partneritetit Publik Privat dhe konçesioneve të pakërkuara nga privatët, të cilat janë pa garë. 

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria