I preferuari i qeverisë mban çelësat e Teatrit Kombëtar

Postuar në 11 Prill, 2018 17:48

Hervin Çuli do të jetë drejtori i Tetarit Kombëtar edhe për 4 vite të tjera. Kandidatura e tij është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë. Rivalet e drejtorit aktual në garën për të drejtuar Tetarin Kombetar ishin Ema Andrea, Genci Fuga dhe Laert Vasili.

Emërimi i drejtorit të Teatrit Kombetar vjen në një kohë  debatesh mes aktorëve e regjisorëve të këtij institucioni dhe Ministrisë së Kultures si për shembjen e godinës së teatrit ashtu dhe për projekligjin e ri per artin dhe kulturën.

Kandidatët për drejtor të Teatrit i dorëzuan kandidaturat në Ministrinë e Kulturës, por mesa duket ata u nevojitën vetëm formalisht pasi qeveria përzgjodhi të njëjtin individ që ka treguar koherencë me pikepamjet e qeverisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.