drejtor

Khalid Al Zarooni, drejtor i Emirates për Shqipërinë dhe Greqinë

Postuar në 23 Nëntor, 2018 11:54

Khalid Al Zaroonit është emëruar si menaxher i kompanisë ajrore të fluturimeve Emirates për Shqipërinë dhe Greqinë.
Me 13 vjet përvojë dhe ekspertizë në fushën e udhëtimit ajror dhe bankave të nivelit të dytë, Al Zarooni merr drejtimin  e Emirates këto dy vende.

I preferuari i qeverisë mban çelësat e Teatrit Kombëtar

Postuar në 11 Prill, 2018 17:48

Hervin Çuli do të jetë drejtori i Tetarit Kombëtar edhe për 4 vite të tjera. Kandidatura e tij është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë. Rivalet e drejtorit aktual në garën për të drejtuar Tetarin Kombetar ishin Ema Andrea, Genci Fuga dhe Laert Vasili.

Emërimi i drejtorit të Teatrit Kombetar vjen në një kohë  debatesh mes aktorëve e regjisorëve të këtij institucioni dhe Ministrisë së Kultures si për shembjen e godinës së teatrit ashtu dhe për projekligjin e ri per artin dhe kulturën.

Tjetër rekord i Rilindjes/Kryetari i FRESSH-it në Kolonjë bëhet drejtor me diplomë gjimnazi të falsifikuar (Video)

Postuar në 15 Tetor, 2016 22:04

Drejtori i Burimeve Njerëzore në burgun e Drenovës, në regjistrat e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” figuron me dy emra, Origest Nevruz Lifo dhe Orges Nevruz Lifo. Gjeneralitetet i ka të njëjta. Sipas një investigimi të Fiks Fare. Ai ka mbaruar gjimnazin në vitin 2000 dhe në vitin 2006 nga një kontroll gjendet se ky ish-nxënës figuron me dy numra amze përkatësisht Nr. 2242 dhe Nr. 2274. 

Ky është drejtori i Transportit Rrugor të Sarandës, pronar i dy hoteleve dhe mik i Ilir Metës

Postuar në 11 Maj, 2016 17:22

Drejtori i Transporteve të Sarandës, i cili është në kërkim nga autoritetet greke për trafik ndërkombëtar të drogës nuk është i panjohur për policinë shqiptare. "ABC News" ka arritur të sigurojë të dhënat e arrestimit të parë të Klement Balilit, të bërë më 16 korrik 2006 në qytetin e Delvinës. Sipas policisë, në rrugën Qafë-Muzinë - Delvinë, rreth 15 km larg qytetit agjentët e policisë i kanë zënë rrugën furgonit me targa gjermane brenda të cilit ndodheshin 750 kg hashash, që kishte destinacion Greqinë.

Të fshihesh pas gishtit, apo statusit të Endri Fugës/Mirënjohje për hetues dhe sigurimsa. Edhe Enver Hoxha i degdisi në 1984-ën

Postuar në 29 Nëntor, 2015 17:20

Sot u bë publike lista e medaljeve të mirënjohjes që qeveria e Edi Ramës, një qeveri “me yll në ballë”, i ka dhënë një pjese të mirë të drejtuesve të ish-Sigurimit të Shtetit, apo të Hetuesisë(http://www.respublica.al/2015/11/29/qeveria-mirënjohëse-e-partisë-së-punës-dekorata-për-ish-funksionarë-të-regjimit). Dhe për të mbuluar diellin me shoshë, qeveria nxori në një rrëzë të rrjeteve sociale, drejtorin e Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, që e shesin si shumë të aftë.

Blendi Gonxhe rivjen në Bashkinë e Tiranës, Veliaj e fton të drejtojë Agjencinë për Parqet

Postuar në 07 Gusht, 2015 08:30

Edhe pse i angazhuar në sipërmarrjen private që nga koha kur u largua si nënkryetar i Bashkisë në vitin 2002, Gonxhe duket se do të punojë në krah të kryebashkiakut të ri. Erion Veliaj, ka ftuar ish­nënkryetarin e kësaj bashkie, kur ajo drejtohej nga Edi Rama, Blendi Gonxhe. Ideja e krijimit të disa parqeve në Bashkinë e re të Tiranës, ka bërë që Veliaj të mendojë t’ia besojë këtë detyrë Gonxhes. “Panorama” raporton se i kontaktuar në telefon prej gazetës, Gonxhe tha se ishte një ftesë e bërë nga kryetari i Bashkisë. “Jam duke punuar për një ide mbi një Agjenci për Parqet rekreative.

Publikohet e-mail i Drejtorisë Rajonale Arsimore Tiranë ku kërkohet bindja politike e mësuesve

Postuar në 03 Gusht, 2015 13:15

Partia Demokratike denoncoi sot atë që e quaj spastrim në arsim. Deputeti Luçiano Boçi, publikoi një e-mail të Drejtorisë Rajonale Arsimore të Tiranës, ku u kërkohet drejtirëve edhe bindja politike e mësuesve. “Politikat e vërteta të Edi Ramës në arsim nuk janë ato që deklarohen me fjalë e propagandë. Shihni se si menaxhohet në fakt arsimi, në Drejtorinë Rajonale të Tiranës.

Subscribe to RSS - drejtor