Publikohet e-mail i Drejtorisë Rajonale Arsimore Tiranë ku kërkohet bindja politike e mësuesve

Postuar në 03 Gusht, 2015 13:15

Partia Demokratike denoncoi sot atë që e quaj spastrim në arsim. Deputeti Luçiano Boçi, publikoi një e-mail të Drejtorisë Rajonale Arsimore të Tiranës, ku u kërkohet drejtirëve edhe bindja politike e mësuesve. “Politikat e vërteta të Edi Ramës në arsim nuk janë ato që deklarohen me fjalë e propagandë. Shihni se si menaxhohet në fakt arsimi, në Drejtorinë Rajonale të Tiranës. Ky e-mail që po ju tregojmë në ekran u ka shkuar të paktën 76 shkollave të kryeqytetit, ku shefat e arsimit u kërkojnë drejtuesve të shkollave të bëjnë raport të plotë për punonjësit e tyre dhe për bindjet e tyre politike. Më 27 korrrik ka mbërritur në shkollat e Tiranës një porosi urgjente, ku i kërkohet drejtorëve që deri të nesërmen në orën 11, duhet të dërgojnë listën e stafit dhe përbri, thotë urdhri, bindjen politike për secilin. Ky skandal paralajmëron fshesën e re që ka ndërmend të bëjë qeveria me mësuesit përpara fillimit të vitit të ri arsimor”, tha Boçi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.