Blendi Gonxhe rivjen në Bashkinë e Tiranës, Veliaj e fton të drejtojë Agjencinë për Parqet

Postuar në 07 Gusht, 2015 08:30

Edhe pse i angazhuar në sipërmarrjen private që nga koha kur u largua si nënkryetar i Bashkisë në vitin 2002, Gonxhe duket se do të punojë në krah të kryebashkiakut të ri. Erion Veliaj, ka ftuar ish­nënkryetarin e kësaj bashkie, kur ajo drejtohej nga Edi Rama, Blendi Gonxhe. Ideja e krijimit të disa parqeve në Bashkinë e re të Tiranës, ka bërë që Veliaj të mendojë t’ia besojë këtë detyrë Gonxhes. “Panorama” raporton se i kontaktuar në telefon prej gazetës, Gonxhe tha se ishte një ftesë e bërë nga kryetari i Bashkisë. “Jam duke punuar për një ide mbi një Agjenci për Parqet rekreative. Për momentin kjo kalon përmes Ndërmarrjes nr. 1 të Bashkisë deri në ristrukturimet. Por është shumë herët për të folur sepse nuk ka shumë gjëra konkrete”, u shpreh Blendi Gonxhe.

“Panorama”  shkruan gjithashtu se me sa duket, ideja e projektimit dhe zhvillimit të burimeve natyrore të Tiranës për t’i kthyer ato në parqe, e ka tërhequr Gonxhen për t’u bërë pjesë e “projektit Veliaj” në krye të Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme. Gonxhe ishte pjesë e garës së Tiranës, në krye të listës së këshilltarëve të Partisë Demokristiane të Nard Ndokës, por nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Këshillit të ri Bashkiak.

Comments

Submitted by BESI (not verified) on

KY I PARTISE SE NARD NDOKES...UDHEHEQES I MADH...MOS VJEN PER TA MBYTUR SERISH TIRANEN?

Submitted by U prish diga (not verified) on

Njoftohen banoret te "Komuna e Parisit" te zhvendosen urgjentisht ose te blejne gomone, mundesisht te motorrizuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.