Akuzë për "kusarët" e Teatrit

Postuar në 17 Prill, 2018 10:20

Aktori Robert Ndrenika është një prej emrave që vazhdon të kundërshtojnë fort shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe projektin danez të propozuar nga qeveria.

Në mbledhjen e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Ndrenika  hodhi dyshime për grabitje të tokës së Teatrit për qëllime private, ndrësa ftoi edhe drejtues të institucioneve të prononcohen. 

 “Unë mendoj se për këta nuk ka shumë rëndësi nëse ka apo nuk ka teatër. Këta duan tokën ta vjedhin. Janë lidhur. Duhet të flasim të gjithë, jo vetëm ne. Pse s’flet ministri i Financave, do aspo s’do, kryetari i Kuvendit, Shoqëria Civile… Më tha dikush që edhe ndërkombëtarët s’janë dakord me këtë partneritetin me privatin. Të na lënë kështu si jemi, se shkojmë dhe 70 vjet të tjera. Ja, Kiço Londo ka gjendur dy ustallarë nga Godoleshi a Maqellara dhe e ka mbajtur shumë mirë godinën. Këtu vjen era kusari, vjen era hajdutllëk”- tha ai.

Pozicionimi publik i Ndrenikës kundër projektit pwr shembjen e Teatrit detyroi kryebashkiakun e Tiranws ta thwrrasw nw zyrw pwr t'i shpjeguar se nuk do të ndërtohej kullë, por pas pëlqimit fillestar dhe detaje e që dolën në dritë më pas aktori i njohur përshkallëzoi qëndrimin e tij kunder nismës së qeverisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.