Qeveria

"BE nuk e kupton logjikën tonë për Teatrin"

Postuar në 27 Korrik, 2018 22:03

Qeveria po përpiqet ta kalojë me një lloj serioziteti që nuk i përshtatet aspak diskretitimit publik që po pëson për çështjen e Teatrit pavarësisht buzëqeshjeve manekine qe shpërndan lart e poshtë Erion Veliaj. 

Ahmetajt nuk i dalin llogaritë, qeveria shkurton buxhetin

Postuar në 27 Korrik, 2018 10:11

Performanca e dobët e të ardhurave buxhetore ka detyruar qeverinë të rishikojë me ulje buxhetin për vitin 2018, pas disa vitesh radhazi kur ai rishikohej me rritje. Në aktin normativ  të përcjellë në aktin normativ të qeverisë të ardhurat zbresin në 4 miliardë lekë nga parashikimi fillestar. Edhe shpenzimet zbresin në të njëjtën masë.

Kastrati merr edhe Aeroportin e Kukësit (Vendimi)

Postuar në 11 Korrik, 2018 20:01

Ka rënë në vesh të shurdhërt kërkesa e FMN-së që qeveria të ndalojë praktikën e konçesioneve të pakërkuara. 

Erdogan emëron dhëndrin ministër

Postuar në 10 Korrik, 2018 12:42

16 janë ministrat e qeverisë së prezantuar nga Erdogan pas betimit që bëri si president. Vetëm 4 prej tyre vijnë nga karrierë politike, ndërsa të tjerët janë teknokratë ose emra të botës së biznesit me një të përbashkët, të gjithë janë besnikë të Erdogan.

Bie në sy emërimi në krye të financave dhe thesarit, i dhëndrit të tij Berat Albajrak. Do të jetë njeriu më i afërt i presidentit që do të trajtojë krizën e monedhës kombëtare lira, që muajt e fundit ka pësuar rënie drastike, çka tregon edhe brishtësinë e ekonomisë turke. 

Plasari: Gjurmët e shtetit shqiptar po zhduken me dhunë

Postuar në 10 Korrik, 2018 10:43

Aurel Plasari i shprehur publikisht kundër propozimit të kompanisë Fusha sh.p.k për shembjen e godinës së teatrit Kombëtar thotë se nisma që u konkretizua me ligj të posaçëm është dhunë kundër shtetit shqiptar dhe historisë së tij modeste.

Qeveri nën kontrollin e trafikantëve të drogës, Donald Lu: Nuk ka vullnet për arresimin e Klement Balilit

Postuar në 05 Korrik, 2018 11:36

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ka organizuar sot aktivitetin: “Forca e Ligjit në Veprim: Arritje dhe Sfida”. Në këtë takim, ku ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa ka përsëritur premtimin për goditjen e krimit, ambasadori amerikan, Donald Lu, ka akuzuar hapur qeverinë shqiptare dhe organet e tjera ligjizbatuese se nuk kanë vullnet për arrestimin e njerëzve të ndryshëm të kërkuar për trafik droge.

Punë ka, por ‘ska profesionistë! (Video)

Postuar në 29 Qershor, 2018 18:18

Ritmet e ulëta të zhvillimit apo shifrat e papunësisë, kryeministri i ka shpjeguar gjithmonë me bindjen e tij empirike se punë ka, por s’ka profesionistë. Deri diku e vërtetë, por kjo nuk përjashton as vetë shpikësin e këtij sllogani të hyjë brenda këtij kostumi.  Nën drejtimin e tij, Shqipëria ka humbur disa raunde të hapjes së negociatave. Edhe në këtë rast analizat janë të tepërta. Vetë kryeministri na tha se ka 12 muaj punë përpara pa na premtuar vezën e kuqe. Ai dhe qeveria e tij mesa duket nuk e kanë bërë punën që duhej për hapjen e negociatave.

Holanda flet hapur, zbardh kushtin për negociatat

Postuar në 29 Qershor, 2018 17:06

Vendi më skeptik për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Holanda është faktori që po flet më hapur se çfarë duhet të bëjë qeveria për të përfituar dritën jeshile nga Bashkimi Europian. Nuk lidhet as me esadistë dhe as me dallgë siç përpiqet ta justifikojë kryeministri, por me detyra të qarta që duhen përmbushur. Ndëshkim zyrtarëve të nivelit të lartë dhe një reformë në drejtësi jo për sy e faqe.

1 vit kohë për të zgjidhur ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta

Postuar në 28 Qershor, 2018 12:43

Një vit kohë ka Shqipëria për të treguar prova konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të paktën ky ishte pretendimi i Holandës dhe Francës, dy prej vendeve që kundërshtuan hapjen tani të negociavate të anëtarësimit me vendin tonë.Qeveria e ka hedhur topin e përgjegjësisë sa te opozita të cilën e etiketon esadiste, aq dhe te mosmarrëveshjet e brendshme në gjirin e BE-së.

Fisheku i fundit për negociatat

Postuar në 18 Qershor, 2018 20:10

Shfaqja ku kryeministri Rama u shfaq me krerët e komuniteteve fetare duket parakaluar në mes të Parisit është një kartolinë që tani i duhet qeverisë për të lobuar për hapjen e negociatave.

Nuk dihet ende se e kujt ishte ideja, por një rekomandim nga komunitetet fetare do t’i shkojë Brukselit për t’i dhënë Shqipërisë këtë status. Ministria e Jashtme njoftoi se krerët e bashkësive fetarë në Shqipëri i bëjnë apel kancelares Merkel dhe Presidentit Macron të mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria