Plasari: Gjurmët e shtetit shqiptar po zhduken me dhunë

Postuar në 10 Korrik, 2018 10:43

Aurel Plasari i shprehur publikisht kundër propozimit të kompanisë Fusha sh.p.k për shembjen e godinës së teatrit Kombëtar thotë se nisma që u konkretizua me ligj të posaçëm është dhunë kundër shtetit shqiptar dhe historisë së tij modeste.

“Jam shprehur kundër vënies së kazmës ndaj monumenteve historike. Ai kompleks mbart një kujtesë kulturore, historike e albanologjike. Kundër dhunës për të zhdukur çdo gjurmë të shtetit shqiptar. Shteti shqiptar mbushi 100 vjeç, s’është shumë plak. Monumentet maten brenda këtij 100 vjeçari. S’flasim dot për të tjerat se janë histori tjetër.”- shprehet Plasari në një intervistë për A1 Report.

Shembja e Teatrit ekzistues dhe ngritja e kullave sipas tij ngre shumë pikëpyetje për përfituesit e vërtetë. “Kush është halli? Kush po fiton? Qeveria po vjedh? E tha Dash Shehi, ju firmosni paratë shkojnë aty. Aty është halli?! Nuk është halli aty. Një miku ynë, një nga folësit më me kulturë e specifikoi, plus minus. Nuk ka hall njeri, çfarë tradite po humbet qoftë edhe arkitekturore”

Plasari komenton edhe votimin në parlament të projektligjit për shembjen e Teatrit dhe rolin e PD për ardhjen në pushtet të Edi Ramës.

“Për këtë që ka ndodhur me parlamentarizmin nuk mund të jetë fajtor një individ. Është fajtor një shoqëri. Edhe për ardhjen në pushtet të njeriu të tillë, fajtor është PD. Është një proces që parardhësi krijon rrethanat të vijë në pushtet një njeri i tillë. Është forca parardhëse politike që një njeri të vijë në pushtet”-thekson Plasari.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.