Qeveri nën kontrollin e trafikantëve të drogës, Donald Lu: Nuk ka vullnet për arresimin e Klement Balilit

Postuar në 05 Korrik, 2018 11:36

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ka organizuar sot aktivitetin: “Forca e Ligjit në Veprim: Arritje dhe Sfida”. Në këtë takim, ku ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa ka përsëritur premtimin për goditjen e krimit, ambasadori amerikan, Donald Lu, ka akuzuar hapur qeverinë shqiptare dhe organet e tjera ligjizbatuese se nuk kanë vullnet për arrestimin e njerëzve të ndryshëm të kërkuar për trafik droge.

Qeveria ka pranuar sfidën serioze që ka Shqipëria për luftimin e krimit të organizuar. Duam rezultate konkrete, duhet të ndiqen penalisht dhe të dënohen kriminelët. Dua të theksoj një dështim të policisë dhe prokurorisë: dy vite më parë u punua për arrestimin e disa anëtarëve të bandës së Balilit. Ai është bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Por nuk ka pasur aftësi apo vullnet për ta arrestuar vetë Balilin. Askush nuk është mbi ligjin. I bëj thirrje Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe policisë për të vazhduar luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë

deklaroi Donald Lu.

Ambasadori është parë gjerësisht si një mbështetës i qeverisë së Edi Ramës, por për çështjen e arrestimit të njerëzve të krimit, ai ka folur jo rrallë hapur. Akuza e tij e fundit, se nuk ka patur vullnet politik për të arrestuar Klement Balilin, përbën akuzë edhe për mashtrimin publik që qeveria e z. Rama ka bërë për këtë çështje dhe këtë person, përpos lidhjeve të dyshimta me krimin. Është me shumë rëndësi ky moment edhe për të kuptuar Jo-në e hapjes së negociateve me Bashkimin Europian që ka kushtëzuar çdo përparim me luftën kundër krimit.

Janë lidhjes i këto me Klement Balilin, ato që po na penalizojnë të gjithë dhe këto lidhje mbahen dhe konservohen nga qeveria, e cila ditën deklaron se nuk po e kap dot  z. Balili, kurse natën mesa duket i jep një dorë. Qeveria e këtij pseudoshteti të kontrolluar nga trafikantët nuk ka në dorë të përgënjeshtrojë atë realitet që shohim të gjithë, ndaj kjo shuplakë e ambasadorit, Lu, mikut të saj, është në fakt lakuriqësia e integrimit të pamundur të Shqipërisë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.