Shqipëria zyrtarisht me 8 pakica kombëtare, 3 prej tyre sllave

Postuar në 12 Prill, 2017 22:15

Qeveria ka propozuar në mbledhjen e fundit projekligjin "Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare", duke i bërë një shtesë minoriteteve që Shqipëria njeh zyrtarisht si pakica kombëtare. Kështu sipas ligjit, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe. Ajo që bie në sy është se 3 prej minoriteteve që do të njihen si pakica kombëtare janë me popullsi sllave ku perfshihen palicat (maqedonase, malazeze serbe). Ndryshimi është se me ligjin e vjetër minoriteti Grek, minoriteti Maqedon dhe ai Serbo-Malazez njihesin si minoritete etnike kombëtare, ndërsa vllahët dhe romët si minoritete etno-gjuhësore, ndërsa boshnjakë dhe egjiptianët si komunitete.

Në përkufizimin e ligjit thuhet se një pakicë kombëtare është një grup shtetasish shqiptarë që banojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, kanë lidhje të hershme dhe të qëndrueshme me shtetin shqiptar, shfaqin karakteristika dalluese kulturore, etnike, gjuhësore, fetare ose tradicionale dhe të cilët janë të gatshëm për të shprehur, ruajtur dhe zhvilluar së bashku identitetin e tyre të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, fetar ose tradicional.Qeveria thotë se ndryshimet në ligj u bazuan në kërkesën e përfaqësuesve të pakicave kombëtare dhe në përputhje me kriteret e Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/projekt-ligj/projektligje-te-mir...

Në  censusin  mbi  popullsinë  dhe  banesat  të  zhvilluar  në  vitin  2011,  minoritetet  rezultojnë  me  52.700  individë  në   Shqipëri, ose 1.9% të numrit të popullsisë në vend. Sipas të dhënave të nxjerra nga ky census mbi popullsinë banuese, sipas përkatësisë etnike dhe kulturore, rezulton:

Minoriteti Grek    

24.243 (individë)

Minoriteti Maqedonas

5.512

Minoriteti Malazez

366

Minoriteti Arumun (Vllah) 

8.266

Minoriteti Rom    

8.301

Comments

Submitted by Adriano (not verified) on

Keni harruar minoritetin italian 1. Projektligji per numerimin e shqiptareve do te behet legjislacionin tjeter.

Submitted by tomi (not verified) on

Mund te me shuani nje kuriozitet nese keni informacion? Une di qe minoritet serbo-malazez ka ne Vrake, maqedonas ka ne Liqenas apo Pustec sic kam degjuar qe ti thone se fundmi; dhe grek po e dime. Ku futen gollobordasit dhe goranet? Keta jane shume me shume se sa vetem 300 persona te komunitetit serbo-malazez.

Flm.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Golloborda Gora Prespa eshte plotesisht minoritet Bullgar dhe kete nuk e ka treguar 10 ose 20 vjecari i fundit ne interes te politikave dhe marrveshjeve te instancave te caktuara. Minoriteti bullgar njihet qe prej qindra vjetesh ne shtetin Shqiptar, histori e shkruar jo vetem ne leter dhe gojedhena por ne nje realitet i cili eshte perjetuar dhe perjetohet ne te gjithe bashkesine e ketij minoriteti duke ruajtur te gjitha traditat, kulturen dhe gjuhen bullgare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.