"Gol" 80 mln euro qeverisë me By Pass-et e Fierit dhe Vlorës

Postuar në 24 Mars, 2017 18:02

Në 1 dhjetor të vitit 2014, zyra për shtyp e kryeministrit  bëri të ditur përmes një njoftimi entusiazmin e qeverisë dhe personalisht të kreut të saj për punimet me ritme të shpejta në Bay Pass-in e Fierit. Në njoftim thuhet ndër të tjera se: “Drejtuesi i punimeve informoi se po punohet me ritme të shpejta, nga kompanitë nënkontraktore, njëherësh në disa seksione, në Fier, në Lushnje dhe në Vlorë. Ai siguroi se, ata do t'i përgjigjen kërkesës së Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, që një korsi e rrugës do të hapet në qershor të vitit 2015. Po ashtu, përfaqësuesi i kompanisë ndërtuese vuri në dukje se për ndërtimin e By pass-it janë angazhuar 450 punëtorë të kualifikuar, të cilët kanë punuar në Itali dhe tani janë rikthyer”. S'kishte ku të shkonte më mirë dhe kapakun këtij investimi të madh ja vuri ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili tha tha se "Përfundimi brenda afatave të pranverë 2016, do të sjellë zhvillim jo vetëm për zonën dhe qytetarët e Fierit dhe Vlorës, por ky është dhe një aks i rëndësishëm që do të lehtësojë fluksin e qarkullimit gjatë sezonit turistik". http://www.transporti.gov.al/al/newsroom/lajme/rama-dhe-haxhinasto-inspektojne-punimet-ne-bypass-in-e-fierit.

Jemi në pranverë të 2017-ës dhe firma që kryente punimet në By Pass-in e Fierit dhe Vlorës është zhdukur. Tv Klan raporton se punimet janë pezulluar prej 3 muajsh dhe se “Kompania Serenissima Construzioni” që fitoi tenderat për dy veprat publike ka shitur aksionet e saj në një tjetër firmë  e cila ka vijuar të lidhë kontrata me shoqëri të tjera pa i paguar edhe ato. http://tvklan.al/thellohet-skandali-me-by-pass-et-e-fierit-dhe-vlores/

Me 60 milion euro fonde të marra nga buxheti i shtetit për të përfunduar 22 km për By Passin e Fierit, dhe 20 miliontë tjera për atë të Vlorës kompania deri tani ka arritur që të shtrojë një pjesë të rrugës duke nënkontraktuar firma shqiptare, të cilat denoncojnë se kanë 1 vit që nuk janë paguar për punën e bërë. Një tjetër histori e mashtrimit me veprat publike dhe paratë e shqiptarëve që nuk po arrin që të marrë një zgjidhje. Financimin për këto dy by-passe Shqipëria e ka marrë përmes një kredie të butë nga berzh dhe banka europiane e investimeve. Përveç kësaj kjo situatë ka shkaktuar probleme të mëdha edhe për banorët e kësaj zone, të cilët thone se nuk mund të punojnë dot tokat bujqësore, pasi punimet e lëna në mes kanë bllokuar kanalet ujitëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.