Kur qeveria legalizon edhe Zotin

Postuar në 28 Mars, 2017 13:38

Kemi ardhur në një pikë ku qeveria kërkon të flitet për të edhe në marrëdhëniet me Zotin. Kryeministri i dha dje trajta satire dorëzimit një leje legalizimi për Kishën e Shën Athanasit në Selenicë. Një humor i pa vend që u ngjan batutave të ish-Kinostudios për të cilat sot ka një debat tejet të rëndësishëm. Kryeministri ndoshta i pëlqen të duket si një prej atyre personazheve duke kënaqur egon e spektatorëve që votojnë edhe për arsye që lidhen me "vlerat" kulturore dhe kombëtare të ish-Kinostudios.
“Erdhëm t’i japim lejen e legalizimit edhe kishës suaj. Kemi mbi 1 mijë objekte kulti që janë pa letra. Habitem se mund të kishin bërë edhe ndonjë legalizim kishe a xhamie, që të paktën të lanin shpirtin për nja një javë, se iu bë katran nga mëkatet dhe nga ryshfetet. Por nuk i bënë ato. Urdhëro ja ku e ke! Tani, sot në darkë, thuaji Zotit, që qeveria e bëri punën e vet”- u shpreh Rama në Selenicë.
Ndërsa siç thotë njoftimi i qeverisë në dyert e kishës kryeministrin doli ta priste Atë Spiro Bulika, që i foli kryeministrit për shkatërrimin e kishës në komunizëm. Kuptohet fushata do na reservojë  lloj lloj shfaqjesh, edhe histori me Zotin, qeverinë dhe priftirinjtë. Humor me të cilin nuk argetohet vetëm i pari i vendit, por egoja e slloganit "o sa mirë me qenë shqiptar". Definicion që lindi nga shkallët e stadiumit dhe që latohet edhe përmes videove të Andi Lilës dhe hoxhë Ahmed  Kalasë ku staririzohet qasja e priftirinjve ndaj shenjtërisë së futbollit. Ka diçka të ngjashme në këtë Inspirim që mund të ketë si personazhe një herë Ahmed Kalënë dhe njëherë kryeministrin e Shqipërisë, autosatirën e karagjozëve që flasin në emër të Zotit në qiell dhe Zotit në tokë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.