orban

Pakënaqësia po rritet, edhe hungarezët në rrugë

Postuar në 17 Dhjetor, 2018 17:02

Mijëra hungarezë dolën në rrugët e Budapestit për të protestuar kundër ligji të ri të punës, por edhe qeverisjen gjithmonë e më autoritare të kryeministrit të djathtë, Viktor Orban.

Ky ishte demonstrimi i katërt në një javë me pjesëmarrjen e partive të krahut të majtë, organizatave studentore dhe qytetarëve të opozitës të cilët kundërshtojnë qeverinë e konservatorit Orban.

Orban, nga rruga në politikë (Video)

Postuar në 29 Nëntor, 2018 10:32

Ka ardhur nga rruga dhe doli sërish në rrugë për t’i treguar një miku amerikan se rrugën drejt pushtetit nuk e ka patur të lehtë. Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe aktori i njohur amerikan Chuck Norris kaluan një paradite së bashku në Budapest.

Ndalohet me ligj fjetja në vende publike

Postuar në 16 Tetor, 2018 13:30

Viktor Orban është i  njohur për politikat kundër refugjatëve, emigrantëve, romëve dhe në përgjithësi shtresave vulnerabël. Politikat e qeverisë së ekstremit të djathtë shpesh kanë provokuar reagime ndërkombëtare - edhe mes anëtarëve të familjes evropiane - por e vërteta është se asgjë nuk është bërë deri tani për ta frenuar.

Sicc shkruan BBC së fundmi qeveria e tij miratoi ligjin që ndalon njerëzit të flenë në rrugë apo parqe publike. Natyrisht, ky ndalim nënkupton një ndalim thelbësor të njerëzve të pastrehë që të jetojnë në rrugë.

Karton i verdhë nga BE për Hungarinë

Postuar në 12 Shtator, 2018 17:56

Me 448 vota pro, 197 kundër dhe 48 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar aktivizimin e procedurës së sanksioneve kundër Hungarisë për shkeljen e përsëritur të rregullave demokratike.

Kjo është hera e parë në historinë e Unionit që aktivizohet procedura e nenit 7 kundër një shteti anëtar. E njëjta procedurë ka filluar që nga dhjetori 2017 kundër Polonisë, me një vendim të Komisionit Evropian.

Çfarë mundëson Neni 7?

Neni 7 quhet 'zgjedhje nukleare' pasi vendos sanksione mbi një vend anëtar dhe pezullimin e të drejtës për të votuar.

Refuzon një Europë të udhëhequr nga Franca

Postuar në 28 Korrik, 2018 10:57

Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se "nuk do të dëshironte një Bashkimi Evropian të udhëhequr nga Franca " duke i cilësuar zgjedhjet  europarlamentare të Majit 2019 si "vendimtare" për BE-në.

"Ne kurrë nuk jemi ballafaquar me zgjedhje kaq të rëndësishme"- tha Orban, i pyetur nga gazeta gjermane Bild për zgjedhjet evropiane që do të mbahen në maj 2019. "

"Gjermanët duhet të jenë vigjilentë për të gjithë të tjerët. Francezët ecin me teorinë, udhëheqja na takon neve, por paratë t’i japë Gjermania”

“Stop Soros”, projektligji i parë pas fitores

Postuar në 11 Prill, 2018 12:39

Pas fitores në zgjedhjet e së dielës, partia e djathtë në pushtet Fidesz e nacionalistit Viktor Orban është gati për të dorëzuar në parlament projektligjin “Stop Soros”,  i cili do të kufizojë aftësinë e OJQ-ve për t’u ofruar ndihmë refugjatëve dhe emigrantëve .

Hungaria ngjyroset “Portokalli”, Orban rikonfirmohet

Postuar në 09 Prill, 2018 09:10

Viktor Orban mori një fitore dërrmuese të dielën në zgjedhjet parlamentare në Hungari. Suksesi i një prej kryeministrave më të diskutueshëm në Europë është i pashembullt.  Partia e tij Fidesz mori 48,8% të votave me një avantazh prej gati 30 pikë përqindje nga kundërshtarët.

Ky rezultat do të thotë se Fidesz mbledh 133 vende në parlament nga 199 gjithsej duke i lejuar që ashtu si në dy zgjedhjet e mëparshme, në vitin 2010 dhe 2014, të ketë shumicën e nevojshme për të kaluar reformat kushtetuese.

Rreziku i një mandati të tretë për Viktor Orban

Postuar në 08 Prill, 2018 16:37

Që prej vitin 1989 Hungaria zhvillon zgjedhje në një atmosferë të nderzur politike, por këtë herë, klima është më e tensionuar se kurrë.

Kryeministri konservator dhe populist Viktor Orban si dhe partia e tij Fidesz, argumentojnë se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në vend, pasi  ekzistenca e kombit hungarez është e kërcënuar nga "emigrantët" dhe " forcat internacionaliste ". Për forcat e majta dhe opozitën e krahut të djathtë, përkundrazi është në rrezik sundimi i ligjit dhe demokracia.

Orban kërkon 400 mln euro për ndërtimin e murit në kufi

Postuar në 02 Shtator, 2017 16:17

Kryeministri  hungarez, Viktor Orban do të kërkojë nga Bashkimi Evropian të financojë gjysmën e kostos së murit që Hungaria do të ndërtojë për të ruajtur kufijtë nga emigrantët. Burime pranë kabinetit të kryeministrit Orban thanë se në një letër që do t'i dërgohet Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, do t'i kërkojet një financim shtesë prej 400 milionë eurosh. 

Hungari, program patriotizmi në shkolla

Postuar në 09 Gusht, 2017 13:42

Ndërgjegje të fortë kombëtare dhe gatishmëri më të madhe për mbrojtjen e atdheut dëshiron të injektojë tek të rinjtë kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili e udhëzoi Ministritë e Punëve Sociale dhe Mbrojtjes për të krijuar një program të ri arsimor "patriotizmi dhe mbrojtje të atdheut".

Pages

Subscribe to RSS - orban