Orban, nga rruga në politikë (Video)

Postuar në 29 Nëntor, 2018 10:32

Ka ardhur nga rruga dhe doli sërish në rrugë për t’i treguar një miku amerikan se rrugën drejt pushtetit nuk e ka patur të lehtë. Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe aktori i njohur amerikan Chuck Norris kaluan një paradite së bashku në Budapest.

Takimi filloi me përqafime dhe superlativat e aktorit ndaj Orban. “Kam lexuar aq shumë për ju sa më duket sikur ju njoh prej kohësh".  Video u postua në Facebook nga vetë Orban që i rrefeu mikut amerikan se po kritikohet edhe më shumë se Donald Trump. Ai tha se ndryshe nga presidenti amerikan është një njeri që nuk vjen nga elitat, por nga shtresat e varfra të shoqërisë.

Më pas Orban mori rolin e shoferit duke e shëtitur aktorin në rrugët e Budapestit. Guida me makinë i la vendin një vizite në ambjentet e trajnimit të forcave elitë hungareze të specializuara në misionekundër terrorizmit. Norris u shpreh i impresionuar nga ajo që pa. "Kam parë disa prezantime, por kjo ishte më mbresëlënëse”. Takimi i Orban-Norris përfundoi, siç nisi, me një përqafim të ngrohtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.