orban

Perëndimi nuk fiton në Ukrainë

Postuar në 19 Gusht, 2022 14:46

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban beson se lufta në Ukrainë nuk do të fitohet nga Perëndimi. Sipas tij Perëndimi po gabon rëndë dhe se sanksionet nuk po japin efektet e pritura, veç dëmit në ekonomi për Europën.

Konflikti vdekjeprurës në Ukrainë ka potencialn që t’i japë fund hegjemonisë së Perëndimit në botë. Kur konflikti të mbarojë Europa do të dalë më e dobët, në sensin politik. Një pjesë e botës nuk i mbështet ato: Kina, Brazili, Afrika e Jugut, bota arave dhe afrika nuk i mbështet

Sanksionet: Amerika nuk humbet gjë, Kina po fiton, Europa po asfiksohet

Postuar në 15 Korrik, 2022 15:32

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dalë kundër sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, duke argumentuar se ato nuk ka shërbyer për të zgjidhur diçka në krizën ukrainase. Sipas Orban, edhe në planin strikt ekonomik, sanksionet po dëmtojnë vetëm Europën, duke shndërruar një krizë lokale në mjet presioni strukturor mbi një ndër ekonomitë më të mëdha në botë.

BE-ja nuk do të financojë më autokratët. Komisioni godet Orbanin me procedurën antikorrupsion

Postuar në 02 Maj, 2022 00:32

Për herë të parë në historinë e unionit, Bashkimi Europian, përmes Komisionit të vet, ka ndërmarrë një hetim për përdorimin e fondeve të veta në Hungari, një vend anëtar me të drejta të plota. Mediat e cilësojnë këtë si një “lëvizje të paprecedentë”, që mund të çojë “në ndërprerjen e fondeve të BE-së për kryeministrin nacionalist, Viktor Orban”. 

Macron-Orban, një aleancë në prapaskenë?

Postuar në 14 Dhjetor, 2021 09:30

Nga Hungaria nuk pritet progres në fushën e sundimit të ligjit, të paktën deri pas zgjedhjeve të prillit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, e bëri një deklaratë të tillë pas takimit me kryeministrin Viktor Orbán në Budapest të hënën.

Orbán e ndau këtë vlerësim në konferencën e fundit për shtyp të samitit të Grupit të Vishegradit, gjatë së cilës u pa një raport i ngrohtë mes të dyve.

Orban i kërkon BE-së paratë e shpenzuara për mbrojtjen e kufijve

Postuar në 02 Nëntor, 2021 20:47

Hungaria i kërkon BE-së rimbursimin e shpenzimeve të bëra për masat e mbrojtjes së kufirit. Në një letër drejtuar presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, kryeministri Viktor Orban i kujton asaj koston e barrierave në kufij: 590 miliardë fiorinta.

Orban: Referendum për ligjin e LGBITQ

Postuar në 24 Korrik, 2021 13:43

Victor Orban ka gjetur një zgjidhje demokratike për t’iu kundërpërgjigjur kritikave që i vijnë nga BE për të ashtuquajturin ligj problematik anti-LGBTIQ. Kryeministri hungarez ka njoftuar se për këtë ligj do të zhvillohet një referendum në vend në mënyrë që t’i jepet përgjigje përfundimtare çështjes.

Orban përplaset sërish me BE-në

Postuar në 24 Qershor, 2021 17:03

Marrëdhëniet mes BE-së dhe Hungarisë tensionohen sërish në prag të samitit europian të Brukselit. Shkak është bërë një ligj që Hungaria miratoi për homoseksualitetin. Nga njëra anë janë 17 krerë shtetesh që në një deklaratë të përbashkët dënojnë çdo formë diskriminimi me bazë seksualitetin, ndërsa nga ana tjetër Viktor Orban, i cili sapo ka mbërritur në Bruksel ngul këmbë  se nuk ka ndërmend ta tërheqë ligjin, të cilin e konsideron aspak diskriminues.

Sipas tij, ligji nuk është kundër homoseksualëve, por “një ligj që mbron prindërit dhe fëmijët”.

Orban i hap derën Kinës

Postuar në 23 Maj, 2021 13:21

Tre vjet pas mbylljes së Universitetit të Evropës Qendrore, qeveria hungareze duket se po i lëshon terrenin e tij një universiteti kinez. Muajin e kaluar, Hungaria nënshkroi një marrëveshje strategjike me Universitetin Fundan, për hapjen e një kampusi në Budapest, në vitin 2024.

Qeveria e Viktor Orbanit thotë se hyrja e univeristetit kinez në vend, i pari në BE, do të rrisë standardet e arsimit në Hungari.

Partia e Orban largohet nga PPE

Postuar në 03 Mars, 2021 14:18

Partia në pushtet në Hungari, Fidesz, është tërhequr nga Partitë Popullore Evropiane, PPE. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e bëri të ditur vendimin përmes një letre dërguar kryetarit të grupit parlamentar të PPE-së, Manfred Weber, letër të cilën e postoi në Twitter një nga ministrat e tij.

Orban: Nuk ka vaksina lindore dhe perëndimore, por të mira ose të këqija

Postuar në 23 Shkurt, 2021 11:07

Kryeministri hungarez Victor Orban ka deklaruar në një intervistë për portalin gjerman “Focus” se të gjitha vendet duhet të blejnë vaksina kundër CoVid-19 pavarësisht origjinës së tyre.

Në një pandemi është puna e politikanëve të marrin përgjegjësinë dhe mbrojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Sepse ata që marrin kohë mund të shpëtojnë jetë dhe rifitojnë lirinë e tyre

është shprehur Orban.

Pages

Subscribe to RSS - orban