Pakënaqësia po rritet, edhe hungarezët në rrugë

Postuar në 17 Dhjetor, 2018 17:02

Mijëra hungarezë dolën në rrugët e Budapestit për të protestuar kundër ligji të ri të punës, por edhe qeverisjen gjithmonë e më autoritare të kryeministrit të djathtë, Viktor Orban.

Ky ishte demonstrimi i katërt në një javë me pjesëmarrjen e partive të krahut të majtë, organizatave studentore dhe qytetarëve të opozitës të cilët kundërshtojnë qeverinë e konservatorit Orban.

Protestuesit mbajtën flamujt e Hungarisë dhe Bashkimit Evropian dhe marshuan nga Sheshi Heronjve drejt 'në Parlament edhe pse në një mot të ftohtë. "Pakënaqësia po rritet", tha një student 26-vjeçar i Sociologjisë. "Këtë javë miratuan dy ligje që nuk i shërbejnë interesave të njerëzve". Ligji i ri i punës u lejon punëdhënësve të kërkojnë deri në 400 orë punë në vit jashtë orarit.

Qeveria miratoi gjithashtu një ligj për themelimin e gjykatave administrative që sipas qeverisë do të merren me çështje të ndjeshme të tilla si ligji zgjedhor, protestat dhe për korrupsioni. Vetë kryeministri Orban reagoi duke thënë se pas këtyre protestave qëndrojnë njerëz të Soros, fondacioni i të cilit është dëbuar nga Hungaria.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.