Hungari, program patriotizmi në shkolla

Postuar në 09 Gusht, 2017 13:42

Ndërgjegje të fortë kombëtare dhe gatishmëri më të madhe për mbrojtjen e atdheut dëshiron të injektojë tek të rinjtë kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili e udhëzoi Ministritë e Punëve Sociale dhe Mbrojtjes për të krijuar një program të ri arsimor "patriotizmi dhe mbrojtje të atdheut".
Sekretari i Shtetit për Çështjet Sociale Zoltan Maroutsou tha në një intervistë se plani është futja e një mësimi të ri. "Ne po flasim për një koncept të ri të jetës, që është i përfshirë në lëndët e Historisë dhe Gjeografisë dhe që tani mund të përfshihet edhe në Muzikë dhe Sporte". Sipas tij, në program mund të përfshihet qitja sportive dhe mundja. Është e rëndësishme që sistemi arsimor të edukojë një përgjegjësi të re dhe detyrimin për të mbrojtur atdheun.
"Patriotizmi në vetvete nuk është një gjë e keqe domosdoshmërisht", thotë politologu Attila Tibor Nagy nga Instituti i Budapestit. "Qeveria, megjithatë, dëshiron të sjellë politikën në shkolla dhe të ushqejë fëmijët në mënyrën që i përshtatet ideologjisë së saj" shton ai.
Orban ishte ankuar vjeshtën e kaluar se aftësitë mbrojtëse të vendit janë dobësuar në rajon. Përveç kësaj ai kërkoi të shqyrtohet mundësia e një programi të gjerë për të mbështetur dhe rritur gatishmërinë mbrojtëse të ushtrisë, por duke përjashtuar mundësinë e rikthimit  të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili u hoq në vitin 2004. Në mesin e këtyre masave ishte dhe krijimi i një milici vullnetare, të përbërë nga 20.000 vullnetarë. Nga ana e tij, Sekretari i Mbrojtjes Istvan Simitsko bëri thirrje për promovimin e një kulture të festës sportive dhe stilit të jetës patriotike. .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.