Karton i verdhë nga BE për Hungarinë

Postuar në 12 Shtator, 2018 17:56

Me 448 vota pro, 197 kundër dhe 48 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar aktivizimin e procedurës së sanksioneve kundër Hungarisë për shkeljen e përsëritur të rregullave demokratike.

Kjo është hera e parë në historinë e Unionit që aktivizohet procedura e nenit 7 kundër një shteti anëtar. E njëjta procedurë ka filluar që nga dhjetori 2017 kundër Polonisë, me një vendim të Komisionit Evropian.

Çfarë mundëson Neni 7?

Neni 7 quhet 'zgjedhje nukleare' pasi vendos sanksione mbi një vend anëtar dhe pezullimin e të drejtës për të votuar.

Cili është problemi me Hungarinë?

Parlamenti Europian u pyet për shkak të shqetësimit që ekziston mbi lirinë e shprehjes, të drejtat e pakicave, refugjatët, korrupsioni, kufizimet ndaj lirisë së shtypit dhe pavarësinë e gjyqësorit në Hungari. Qeveria e Viktor Orban ka qenë në një përplasje ballore me Brukselin për shkak të qëndrimit ndaj emigrantëve, dhe ka deklaruar qëllimin e saj për një "aleancë të krishterë" në Evropë.

Nga ana e tij, Kryeministri hungarez Viktor Orban në një fjalim agresiv para Parlamentit Evropian në Strasburg, tha se vendi i tij është i shantazhuar nga "forcat filoemigrante të BE-së” dhe  akuzoi evropianët se shkojnë kundër vullnetit të një populli .

Vendimi i sotëm i Parlamentit Evropian për të filluar një procedurë ndëshkuese ndaj Hungarisë është 'hakmarrja petty "kundër politikave anën hungareze në favor të emigracionit në kurriz të Hungarisë, ka thënë ministri i jashtëm hungarez Peter Sigiarto. Sigiarto tha gjithashtu se Hungaria do të kërkojë mjete ligjore për të kundërshtuar vendimin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.