Refuzon një Europë të udhëhequr nga Franca

Postuar në 28 Korrik, 2018 10:57

Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se "nuk do të dëshironte një Bashkimi Evropian të udhëhequr nga Franca " duke i cilësuar zgjedhjet  europarlamentare të Majit 2019 si "vendimtare" për BE-në.

"Ne kurrë nuk jemi ballafaquar me zgjedhje kaq të rëndësishme"- tha Orban, i pyetur nga gazeta gjermane Bild për zgjedhjet evropiane që do të mbahen në maj 2019. "

"Gjermanët duhet të jenë vigjilentë për të gjithë të tjerët. Francezët ecin me teorinë, udhëheqja na takon neve, por paratë t’i japë Gjermania”

. Kjo është diçka që unë refuzoj. Ne nuk duam një Bashkimit Evropian nën udhëheqjen e Francës, evropianët duhet të dëgjohen dhe të mendohen para se të marrë vendime të rëndësishme për buxhetin e BE-së ose migracionin"-theksoi kryeministri hungarez.

Nga ana tjetër Makron është i mendimit se "kufijtë e vërtetë të Europës" janë ato që  ndajnë "progresistët" nga "nacionalistët", duke parashikuar se ky konflikt do të jetë "në zemër" të zgjedhjeve evropiane të 2019.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.