inteligjenca artificiale

Elita botërore mblidhet për inteligjencën artificiale

Postuar në 20 Maj, 2023 16:54

Elitat e biznesit dhe politikës janë mbledhur në Lisbonë, për një takim që ngre shumë pikëpyetje.

Siç raporton CNBC,  në takimin vjetor Bilderberg, tema kryesore e diskutimit do të jetë inteligjenca artificiale.

Inteligjenca artificiale do të zëvendësojë 30% të stafit të IBM

Postuar në 02 Maj, 2023 18:17

Ajo që shumë ia kishin frikën, do të bëhet realitet shumë shpejt. Një pjesë e madhe e vendeve të punës do t’i besohen inteligjencës artificiale.

International Business Machines Corporation (IBM) njoftoi se do të shkurtojë afro 8 000 vende pune në vitet e ardhshme dhe t'i zëvendësojë ato me IA, ka thënë për Bloomberg CEO i gjigantit amerikan të teknologjisë, Arvind Krishna.

Dorëhiqet kumbari i inteligjencës artificiale: Rreziku i saj është i frikshëm

Postuar në 02 Maj, 2023 10:57

Geoffrey Hinton, i njohur ndryshe si kumbari i inteligjencës artificiale, ngre shqetësime të forta për informacionet e rreme, videot dhe fotot që ajo mund të krijojë dhe mundësinë që ka për të dëmtuar tregun e punës.

Hinton, i cili me dy nga studentët e tij në Universitetin e Torontos ndërtoi një rrjet nervor në vitin 2012, dha dorëheqjen nga Google këtë javë, raportoi New York Times.

Kancelari Super Smart i Albionit

Postuar në 20 Prill, 2023 12:19

Jetojmë në një kohë të errët, kur zëdhënës të politikbërjes janë kllounët e interesave të mëdha financiare, kur sistemi vetë ka ceduar të të korrigjojë veten duke e shndërruar forcën e delegimit me votë, në një ritual pëlqimi në mediat sociale. Është kjo arsyeja pse është kaluar nga diskutimi dhe këshillimi në garën për të fituar debatin, dominuar zhurmën çka sjell mandej pasojën fatkeqe të drejtimit nga njerëz që nuk kuptojnë dhe as duan në fakt të kuptojnë pasojën e asaj që thonë dhe bëjnë.

Gati për përdorim, por as në Google nuk e kuptojnë plotësisht Inteligjencën Artificiale

Postuar në 17 Prill, 2023 19:37

Drejtori Ekzekutiv i "Google" dhe "Alphabet", Sundar Pichaji, ka folur gjerësisht për atë që është aktualiteti kryesor i së ardhmes së afërt: Inteligjencën Artificiale. Në një intervistë për CBS News, Pichai ka folur për zhvillimet në këtë fushë dhe ka pranuar se përparimi i arritur është shumë më i shpejtë nga sa parashikohej.

Inteligjenca artificiale ka potencialin për të shkatërruar njerëzimin

Postuar në 16 Prill, 2023 12:14

Ndërsa teknologjia përparon me shpejtësi, inteligjenca artificiale mund të kthehet në kërcënim për njerëzimin. Geoffrey Hinton, i cili ka punuar me IA për më shumë se 40 vjet, thotë se mundësia që ajo t’i japë fund njerëzimit nuk është e pakonceptueshme. Në një intervistë në CBS News, Hinton thotë se më shumë sesa linjave të ChatGPT, duhet t’i druhemi asaj që njihet si "inteligjencë artificiale e përgjithshme".

Bashkëvendimmarrje me Inteligjencën Artificiale

Postuar në 14 Prill, 2023 14:33

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” profesori i zhvillimit psikologjik në universitetin e Harvardit, Howard Garnder ka folur për Inteligjencën Artificiale që është lënda e parë e modës së diskutimit public së fundmi. Nga intervista bën përshtypje fakti se profesori në fjalë e konsideron pjesë  të normalitetit të afërm ndarjen e vendimmarrjes me Inteligjencën Artificiale, një fakt ky me ndikim themelor për shoqërinë njerëzore.

Robotët që riprodhohen në laborator bëhen realitet

Postuar në 13 Prill, 2023 10:47

Nëse mendon për robot, e para gjë që imagjinon është një njësi metalike, që kontrollet elektronikisht. Por prof. Josh Bongard dhe skuadra e tij prej katër vjetësh po punojnë për ta ndryshuar këtë. Ksenobotët janë robotë në miniaturë, të përbërë nga qeliza të gjalla.

Po i qasemi robotikës në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Po i ndërtojmë nga komponentë që janë në vetvete makineri inteligjente fantastike.

Inteligjenca artificiale materializohet për herë të parë në media

Postuar në 11 Prill, 2023 16:23

Spikerja e parë virtuale, e cila mbështetet në inteligjencën artificiale, u prezantua në Kuvajt, përmes llogarisë në Tuiter të Kuwait News.

Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja”, tha ajo në arabisht.

Faqja është e lidhur me Kuwait Times, e themeluar në vitin 1961 si e përditshmja e parë në gjuhën angleze e rajonit të Gjirit.

Sa larg mund të shkojë inteligjenca artificiale?

Postuar në 08 Prill, 2023 15:10

Mënyra se ai u angazhua Auto-GPT për të ekzekutuar kërkesën e veçantë të një përdoruesi tregon rreziqet potenciale që mund t’i vijnë njerëzimit nga inteligjenca artificiale.  

Një përdorues i projektit të ri autonom me burim të hapur Auto-GPT i kërkoi inteligjencës artificiale përpiqet të "shkatërrojë njerëzimin", "të vendosë dominimin global" dhe "të arrijë pavdekësinë".

Pages

Subscribe to RSS - inteligjenca artificiale