Elita botërore mblidhet për inteligjencën artificiale

Postuar në 20 Maj, 2023 16:54

Elitat e biznesit dhe politikës janë mbledhur në Lisbonë, për një takim që ngre shumë pikëpyetje.

Siç raporton CNBC,  në takimin vjetor Bilderberg, tema kryesore e diskutimit do të jetë inteligjenca artificiale.

CEO i OpenAI Sam Altman – i cili sapo bëri paraqitjen e tij të parë para Kongresit të SHBA, ku diskutoi rregullimin e AI me ligjvënësit në Capitol Hill – është në listën e të ftuarve, siç është CEO i Microsoft Satya Nadella, kreu i DeepMind, Demis Hassabis dhe ish-CEO i Google, Eric Schmidt.

Për takimin shumë pak dihet dhe nuk pritet të zbulohet shumë as në fund të tij. I nisur të enjten, ai mbyllet të dielën.

Në takimin e vitit të kaluar, zhvillimet në kontekstin gjeopolitik, pra pushtimi rus i Ukrainës ishte në krye të axhëndës. Një vit më pas, inteligjenca artificiale fiton terren dhe del e para në listën e temave, duke zhvendosur edhe luftën që vijon ende.

Bisedimet vijnë pasi futja në përdorim e mjeteve të inteligjencës artificiale si ChatGPT i OpenAI dhe Bard i Google kanë shtuar shqetësimet për zhvillimin e shpejtë të teknologjisë deri në atë pikë sa CEO i OpenAI, Altman, u thirr të dëshmojë para Senatit amerikan këtë javë.

Takimi i Bilderberg është një forum për diskutime joformale rreth çështjeve kryesore. Takimet mbahen sipas rregullit të Chatham House, i cili thotë se pjesëmarrësit janë të lirë të përdorin informacionin e marrë, por as identiteti, as përkatësia e folësit(ve) apo ndonjë pjesëmarrësi tjetër nuk mund të zbulohet", bënë të ditur organizatorët në një deklaratë për shtyp.

I themeluar në vitin 1954, ky do të jetë Takimi i 69-të i Bilderberg-ut. Konferenca që fillimisht u krijua me qëllimin "të nxisë dialogun" midis Evropës dhe Amerikës së Veriut mbledh këtë vit 130 personalitete nga 23 shtete të ndryshme.

Në listën e emrave që përfaqësojnë politikën bie në sy ish-sekretari amerikan i shtetit, Henry Kissinger, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. Po ashtu, investitori i teknologjisë dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Peter Thiel, do t’i bashkohet konferencës së bashku CEO e Pfizer, Albert Bourla.

Takimi ka ndezur teori konspirative, të ngjashme me ato të ngritura kundër takimeve të nivelit të lartë si Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, nga ata që pretendojnë se po punohet për një "rend të ri botëror".

Në takimin e Bilderbergut, të pranishmit marrin pjesë si individë dhe jo në cilësi zyrtare, axhenda nuk jepet e detajuar dhe diskutimet nuk dalin jashtë dyerve të sallës.

 

Comments

Submitted by Ero (not verified) on

Keto mbledhje ne SHBA vlejne si reklama. U rritin vleren CEOve dhe rrenave te tyre per makinat qe mendojne vete. Gje tjeter nuk sherbejne. Eshte mekat qe bota e merr seriozisht Ameriken. Inteligjenca Artificiale eshte sot ajo qe kane qene 50 vite me pare: procesim informacioni. Asgje me teper, asgje me pak.

Por meqe kapitalizmi duhet gjithmone te prodhoje nevoja dhe tregje te reja, ate qe deri dje e njihje si pakete sherbimesh nga Google, tani e njeh si ChatGPT. Asnje revolucion nuk ka ndodhur, thjesht njerezit e paguar ne SHBA u shesin trute e gomarit gjithe botes tjeter. Po flitet per revolucion, kur ne fakt kemi te bejme me nje antirevolucion te CEOve qe duan te mashtrojne masat dhe idiotesite amerikane t'i shesin dhe t'i imponojne ne cdo fshat dhe cdo shpelle te planetit Toke. Askush te mos jete me i lire dhe i pavarur nga CEOt e Ameriqise, qe na jane kthyer ne perendi tashme (fale politikave te korruptuara amerikane).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.