Gati për përdorim, por as në Google nuk e kuptojnë plotësisht Inteligjencën Artificiale

Postuar në 17 Prill, 2023 19:37

Drejtori Ekzekutiv i "Google" dhe "Alphabet", Sundar Pichaji, ka folur gjerësisht për atë që është aktualiteti kryesor i së ardhmes së afërt: Inteligjencën Artificiale. Në një intervistë për CBS News, Pichai ka folur për zhvillimet në këtë fushë dhe ka pranuar se përparimi i arritur është shumë më i shpejtë nga sa parashikohej.

Në këtë kuadër është e kuptueshme të flitet për pasojat e këtij zhvillimi dhe në vëmendje vjen ndikimi radikal në tregun e punës. Jo vetëm punë apo kualifikime që nuk do të duhen më nga njerëzit, por edhe punë që ndryshojnë, që do të kërkojnë ndërveprim dhe bashkëpunim mes njeriut dhe IA. Për relacionin mes njeriut dhe IA, Pichai pranon se shumë shpejt inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje të krijojë, diçka që presupozohet se do të ketë ndikim të njëjtë me menaxhimin e zjarrit, bujqësinë dhe elektricitetin.

Ka një aspekt të kësaj që ne e quajmë “kutia e zezë”. Pra nuk e kupton tërësisht. Kemi ca ide dhe aftësia jonë për të kuptuar këtë gjë përmirësohet me kalimin e kohës. Por këtu qëndron edhe përsosmëria e saj. Më lejoni ta parashtroj kështu: ne nuk e kuptojmë tërësisht sesi funksionon një mendje njerëzore po ashtu

ka thënë Pichai.

Qëndrimi i kujdesshëm i administratorit të Google nuk është i njëjtë me atë të qarkulluar për punonjësit e kompanisë, pasi televizioni në fjalë ka raportuar se ai ka deklaruar se suksesi i "Bard", komunikatorit inteligjent të "Google" do të varet nga publiku, por parashikohet që gjërat të shkojnë keq. Po kështu "Google" ka publikuar një dokument që përvijon rekomandimet për rregullimin e IA-së që sugjeron edhe traktate mes shteteve për të dënuar abuzimet dhe ta bëjë IA të sigurtë për botën.

Nuk i takon kompaninsë të vendosë. Ndaj mendoj që zhvillimi i kësaj ka nevojë të përfshiëj jo vetëm inxhinierët, por edhe sociologët, eticienët, filozofët e kështu me radhë

ka thënë ai.

I pyetur nëse shoqëria është gati për teknologjinë në fjalë, CEO i "Alphabet" ka thënë se:

Nga njëra anë ndjej se jo, pasi ritmi me të cilin ne mund të mendojmë dhe adaptohemi si institucione sociale krahasuar me ritmin me të cilin teknolgjia po evoluon, duket se ka mospërputhje. Megjithatë jam optimist pasi krahasur me teknologji të tjera të së shkuarës numri i njerëzve që kanë nisur të shqetësohen për paspjat ka qenë i ngjashëm

Për të kuptuar implikimet mjafton fakti që "Bard" i "Google" krijoi me vetëm gjashtë fjalë të induktuara nga jashtë një përrallë me karaktere dhe skenar të cilin e shpiku vetë, përfshirë një burrë, gruaja e të cilin nuk mund të mbetej shtatzanë dhe një të huaj të pikëlluar pas një aborti…

Ndonjëherë mbetem pa fjalë. Njerëzimi me supernjerëz ishte një shok

është shpreur intervistuesi Scott Pelley.

Është një ndër ato momente kur kupton se njeriu nuk është ende në gjendje të çlirojë potencialin e plotë të instrumenteve me të cilat është pajisur siç është p.sh Gjuha si mundësi kombinatorike për krijime të ndryshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.