Inteligjenca artificiale do të zëvendësojë 30% të stafit të IBM

Postuar në 02 Maj, 2023 18:17

Ajo që shumë ia kishin frikën, do të bëhet realitet shumë shpejt. Një pjesë e madhe e vendeve të punës do t’i besohen inteligjencës artificiale.

International Business Machines Corporation (IBM) njoftoi se do të shkurtojë afro 8 000 vende pune në vitet e ardhshme dhe t'i zëvendësojë ato me IA, ka thënë për Bloomberg CEO i gjigantit amerikan të teknologjisë, Arvind Krishna.

Kompania planifikon të ngadalësojë ose pezullojë plotësisht punësimin për funksionet e zyrës mbështetëse, siç janë burimet njerëzore, duke vënë në dukje se këto pozicione që nuk përballen me klientët aktualisht arrijnë në afro 26 000 punëtorë.

Krishna parashikon që 30% e stafit mbështetës do të zëvendësohet nga IA gjatë një periudhe pesëvjeçare. Praktikisht, 7 800 vende pune.

IBM synon ta bëjë më të lehtë këtë tranzicion, duke zëvendësuar me IA çdo punonjës të larguar.

Në fund të marsit, një raport i publikuar nga ekipi i Kërkimeve Ekonomike të Goldman Sachs paralajmëroi se përparimet e fundit në inteligjencën artificiale, mund të shkaktojnë shumë shpejt ndryshim të konsiderueshëm në tregun e punës.

Studiuesit sugjerojnë se deri në 300 milionë punëtorë në mbarë botën mund të zëvendësohen me IA dhe se dy të tretat e vendeve të punës në SHBA dhe Evropë janë të ekspozuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.