Inteligjenca artificiale ka potencialin për të shkatërruar njerëzimin

Postuar në 16 Prill, 2023 12:14

Ndërsa teknologjia përparon me shpejtësi, inteligjenca artificiale mund të kthehet në kërcënim për njerëzimin. Geoffrey Hinton, i cili ka punuar me IA për më shumë se 40 vjet, thotë se mundësia që ajo t’i japë fund njerëzimit nuk është e pakonceptueshme. Në një intervistë në CBS News, Hinton thotë se më shumë sesa linjave të ChatGPT, duhet t’i druhemi asaj që njihet si "inteligjencë artificiale e përgjithshme".

Deri para pak kohësh, mendoja se do të duhej të kalonin 20 deri në 50 vjet përpara se të kishim IA për qëllime të përgjithshme. Tani mendoj se mund të jenë 20 vjet ose më pak. Ky është një problem apo jo? Ne duhet ta mendojmë mirë mënyrën si ajo kontrollohet.

Më shumë sesa për fundin e botës, Hinton për momentin është i shqetësuar për mënyrën se si ne e menaxhojmë një teknologji që ndryshon botën. Hinton thotë se një pjesë e vogël e kompanive ose qeverive mund të zotërojnë pushtet të jashtëzakonshëm, kur të kenë teknologjinë AI në duart e tyre.

Hinton tani punon me Google. Karriera e tij në fushën e inteligjencës artificiale është mbështetur nga qeveria kanadeze, një nga të parat që pa potencial te krijimi i kompjuterëve të aftë për të mësuar. Koncepti i kompjuterëve që mësojnë tani është bërë i zakonshëm në shoqëri - si për mirë ashtu edhe, për fat të keq, për keq. Inteligjenca Artificiale ka potencialin ta përmirësojë jetën e njeriut përmes përparimeve në mjekësi dhe kërkime shkencore, për shembull. Por përdorimi i saj sjell me vete, të paktën për momentin, gjithnjë e më shumë mjete të dezinformimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.