Dorëhiqet kumbari i inteligjencës artificiale: Rreziku i saj është i frikshëm

Postuar në 02 Maj, 2023 10:57

Geoffrey Hinton, i njohur ndryshe si kumbari i inteligjencës artificiale, ngre shqetësime të forta për informacionet e rreme, videot dhe fotot që ajo mund të krijojë dhe mundësinë që ka për të dëmtuar tregun e punës.

Hinton, i cili me dy nga studentët e tij në Universitetin e Torontos ndërtoi një rrjet nervor në vitin 2012, dha dorëheqjen nga Google këtë javë, raportoi New York Times.

Ai largohet nga gjiganti i teknologjisë një dekadë pasi ishte kontraktuar për të ndihmuar në zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Hulumtimi i Hinton udhëhoqi rrugën për sistemet aktuale si ChatGPT.

Ai i tha New York Times se deri vitin e kaluar besonte se Google kishte qenë një "kujdestar i duhur" i teknologjisë, por kjo ndryshoi pasi Microsoft filloi të inkorporonte një chatbot në motorin e tij të kërkimit Bing dhe kompania filloi të shqetësohej për rrezikun ndaj tij.

Disa nga rreziqet e chatbot-eve të AI ishin "mjaft të frikshme", tha ai për BBC, duke paralajmëruar se ata mund të bëhen më inteligjentë se njerëzit dhe mund të shfrytëzohen nga "aktorë të këqij".

Kam arritur në përfundimin se lloji i inteligjencës që ne po zhvillojmë është shumë i ndryshëm nga inteligjenca që kemi.

Pra, është sikur të kishim 10 000 njerëz dhe sa herë që një person mëson diçka, të gjithë e dinë automatikisht. Dhe kështu këta chatbot-et mund të dinë shumë më tepër se çdo person i vetëm.

Shqetësimi i Hinton në afat të shkurtër është diçka që tashmë është bërë realitet – njerëzit nuk do të jenë në gjendje të dallojnë më se çfarë është e vërtetë dhe cfarë jo kur shohin, videot dhe tekstet e krijuara nga AI. Mjafton të kujtojmë rastin e fotos së Papa Franceskut me një pallto të fryrë Balenciaga, e cila u bë virale në mars.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.