historia

Rasti Stepinac, një model i dobishëm për rivlerësimin dhe celebrimin e figurave të historisë së afërt

Postuar në 16 Shtator, 2017 13:19

Vatikani duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me kishën ortodokse serbe lidhur me vlerësimin e figurës së kardinalit Alojzije Stepinac. Në një intervistë për revistën “Cord”, Nunci Apostolik i Vatikanit në Serbi, Luciano Suriani, ka vënë në dukje se për figurën dhe veprimtarinë e Stepinac, kreu i kishës katolike kroate gjatë regjimit të ustashëve në Luftën II Botërore, ekziston tanimë një gjykim i përbashkët i komisionit miks të krijuar mes përfaqësuesve të Vatikanit dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Hulumtimi: Japonia nuk u dorëzua nga bombat atomike, por nga hyrja në luftë e sovjetikëve

Postuar në 01 Gusht, 2017 15:26

Fillimi i muajit gusht është i lidhur detyrimisht me dy data që janë përcaktuese në emërtimin e epokës që nisi pas vitit 1945: era bërthamore. Kjo pasi më 6 gusht dhe 9 gusht të vitit 1945, ShBA lëshoi dy bombat e para bërthamore në qytete japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit. Qindra mijëra të vdekur në vetëm dy lëshime bombash që ishin vetëm disa kilotonë.

18 qershori nuk është histori, por thjesht interes i disave

Postuar në 09 Maj, 2017 12:24

Edhe zgjedhjet e 18 qershorit janë historike. Po të hapësh gazetat apo kronikat e televizioneve, sheh se kështu janë quajur thuajse të gjitha zgjedhjet. Etiketa historike është vënë mbi çdo proces elektoral që është bërë vërtet histori, por për arsye nga më komiket deri te më dramatiket. Por asnjëherë për produktin e tyre. Zgjedhje historike mund të cilësohen vetëm ato të vitit 1992, por për arsye që nuk lidhen me këtë klasë politike.

"Serbia duhet të harrojë atë çka duhet të harrojë dhe të mësojë atë që duhet të mësojë"*

Postuar në 23 Prill, 2017 20:43

Dy përgjigje që duhet të japë shteti i Kosovës

Përgjigjja e parë

Me politikën e saj, me sjelljet e saj, me deklarimet e saj udhëheqja politike e shtetërore e Kosovës dhe populli shqiptar i Kosovës e kanë dëshmuar përkushtimin e sotëm dhe përkushtimin e ardhshëm, që mund ta quajmë historik, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndaj Bashkimit Evropian.

 Në këtë përkushtim janë të përmbajtura mendimet dhe ndjenjat e gjithë shqiptarëve kudoqofshin ata sidomos ndaj SHBA-ve.

A mund ta rishkruajë historinë një dekoratë Presidenti?

Postuar në 18 Prill, 2017 14:16

Gjergj Meta shkruan sot një opinion në gazetën “Panorama” mbi dekorimin nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, të përfaqësuesit të Kishës Katolike: Kardinal Ernest Simoni(Troshani) me dekoratën “Nderi i Kombit”. Meta, një njeri i pranishëm në publicistikën shqiptare, jep mendimin se dekorimi me këtë urdhër “…i dhënë nga institucioni më i lartë i vendit për këto kategori personash, në specifikën e historisë sonë kombëtare, në një vend ku institucionet vlerësohen si duhet, merr përmasat e një rishkrimi dhe rishikimi të historisë”.

Pak më poshtë Meta shton se:

Kur kombet kërkojnë ndjesë

Postuar në 04 Prill, 2017 15:13

Në maj të vitit 2016, kur Barack Obama vizitoi Hiroshimën, pati disa që spekulluan se presidenti i SHBA-së mund të kërkonte falje, në emër të vendit të tij, për bombardimin e këtij qyteti në fund të Luftës së Dytë Botërore. Në fakt, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, Obama tha se vizita e tij “nderonte të gjithë ata që kishin vdekur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe riafirmonte vizionin e përbashkët për një botë pa armë bërthamore”.

Regjizori Kame: “Filmi duhet klasifikuar"

Postuar në 27 Mars, 2017 08:47

Regjizori Gëzim Kame ka bërë disa komente mbi debatin për ndalimin apo kushtëzimin e transmetimit të filmave të prodhuara para viteve ’90 nga televizionet kombëtare. Përmes një interviste në gazetën “Panorama”, Kame thotë se filmat duhen parë për atë që përfaqësojnë në raport me historinë, me figura të caktuara dhe me frymën e kohës. Çështja është që disa prej tyre kërkojnë sqarime, të tjerë nuk ka pse jepen në tv kombëtare.

Asnjërit nga atyre që kanë qenë pjesë, nuk i ka shpëtuar debati rreth ndalimit të filmave në komunizëm. Ç’mendoni?

Histori në kohët e lebrës

Postuar në 05 Janar, 2017 10:22

“Duke u nisur nga parimi themelor i materializmit historik, se krijues të historisë janë masat popullore”, sistemi i ngritur mbi luftën e klasave, në një vend me përqindje shumë të lartë të popullsisë rurale, ka nevojë për historizmin e këtij konflikti, mundësisht duke e paraqitur si zhvillim të natyrshëm autokton që komunizmi e zbulon, ndaj edhe përçon te historiografia obsesionin e nivelimit të fshatarësisë në një klasë të vetme, kompakte e të ndërgjegjshme në përplasjen me tjetrin, shfrytëzues lokal ose i huaj.

“Do ishte më mirë të flitej për një botë Euro-Mesdhetare”

Postuar në 27 Dhjetor, 2016 10:50

Alessandro Barbero, historian dhe pedagog për mesjetën në universitetin e Piemontes, I jep një intervistë gazetës “Corriere della Sera” rreth një kolane të re të titulluar: Historia, Italia, Europa, Mesdheu. Kolana është e asociuar me gazetën, një praktikë kjo e njohur në Itali.

Çfarë ka rëndësi është pyetja historike dhe aktuale: Çfarë është Europa?

Historia është një "Zot i fshehur"*

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 11:49

Kanë kaluar më shumë se katër dekada nga vdekja e teoricienëve të fundit të mëdhenj marksistë të kulturës europiane. Bëhet fjalë për Lucien Goldmann dhe György Lukács. Bashkë me ta është zhdukur, zhbërë edhe bota e tyre,. Shoqëria socialiste e përfaqësuar nga Bashkimi Sovjetik nuk është më prej kohësh. Mbeten Kina, Vietnami, Koera e Veriut, Kuba, Laos, Eritrea, Turkmenistan, Bjellorusia. Pjesa tjetër lëkundet, shfaqet, zhduket, rishfaqet njësoj si Le Dieu cache, Zoti i fshehur i librit me të njëjtin titull të Goldmann dalë në shtyp në vitin 1955.

Pages

Subscribe to RSS - historia