“Do ishte më mirë të flitej për një botë Euro-Mesdhetare”

Postuar në 27 Dhjetor, 2016 10:50

Alessandro Barbero, historian dhe pedagog për mesjetën në universitetin e Piemontes, I jep një intervistë gazetës “Corriere della Sera” rreth një kolane të re të titulluar: Historia, Italia, Europa, Mesdheu. Kolana është e asociuar me gazetën, një praktikë kjo e njohur në Itali.

Çfarë ka rëndësi është pyetja historike dhe aktuale: Çfarë është Europa?

Pyetje e vështirë. Le të themi se është një identitet I ndryshueshëm. Në ‘900-ën ishte sinonim i Perëndimit. Ballkani dhe kombet e Lindjes bënin pjesë në pereceptimin tonë të Europës deri në një pikë dhe kur hynë në BE pati një farë çorientimi. Ne kemi investuar shumë mbi Europën, aq e vërtetë është kjo saqë shpesh përputhim identitetin europian me qytetërimin tonë. Por nuk është e vërtetë. Për një romak antik p.sh, Europa nuk do të thoshte asgjë, perandoria e tij shtrihej në tre kontinente dhe ai ndihej më rehat në Egjipt sesa në Gjermani. Qytetërimi ynë zuri fill me Sumerët, pra me Lindjen e Mesme. Më pas vendosëm se Lindja e Mesme nuk ekzistonte më, e humbëm nga shikimi. Është më e drejtë të fitet për botën euro-mesdhetare, për Europën mesdhetare

thotë Barbero që ndan këtu një vizion të hershëm Italian.

Në fakt ndarja mes Veriut europian dhe Mesdheut është e thellë, ajo klasifkohet si pjesë inçizive e antropologjisë politike të europianëve dhe dimensioni mesdhetar e tensionon stabilitetin e ftohtë të BE-së. Në çdo rast debati mbi identetin i jep një mundësi edhe Ballkanit, por edhe myslimanëve europianë që të aderojnë në një projekt që me paradigmat përkufizuese të sotme duket sikur i përjashton, apo u kërkon të negociojnë identitetin.

Natyrisht Barbero jep një përgjigje të vetën, por nga përkufizime të kësaj natyre merr jetë ai debati i madh për identitetin europian që është diçka shumë më e komplikuar sesa deklaratat e thata të politikanëve të ndryshëm sipas të cilëve “BE-ja nuk bën dot pa Ballkanin”. 

http://www.corriere.it/gli-allegati-di-corriere/16_dicembre_26/collana-s...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.