FMN

FMN miraton këstin prej 36 milionë euro për Shqipërinë

Postuar në 28 Maj, 2016 15:59

Fondi Monetar ka miratuar këstin e radhës për Shqipërinë, që shkon në 36 milionë euro. Bordi ka marrë këtë vendim pas shqyrtimit të performancës ekonomike të vendit duke vlerësuar progresin e bërë. Gjithsesi FMN ka thkesuar se duhen kryer reforma strukturore për të përmirësuar klimën e biznesit.

Konstatimi i FMN-së: Investimet e huaja janë të ulëta dhe të përqëndruara vetëm në një sektor

Postuar në 24 Maj, 2016 12:13

Shefi i FMN-së për Shqipërinë, Jens Reinke ka dhënë sot një opinion mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe zbatimin e marraveshjes që Fondi Monetar ka me qeverinë. Ndonëse vlerësoi me nota pozitive punën e qeverisë në këtë drejtim, Reinke foli për një klimë të pafavorshme të investimeve të huaja dhe orientimin e tyre vetëm në një drejtim, atë të sektorit të enegjisë. “Investimet janë shumë të ulëta dhe janë vetëm në një drejtim, atë të energjisë përfshi dhe TAP Kemi nevojë për investime të huaja edhe në industrinë e shërbimeve. Komuniteti ndërkombëtar ka vlerësim të ulët për Shqipërinë.

Për herë të parë që nga viti 2010/Paga mesatare në shtet nuk është rritur

Postuar në 17 Maj, 2016 17:34

Për  herë të parë që nga viti 2010 pagat reale n

FMN me plan falimentimi për Greqinë, Wkileaks publikon skandalin

Postuar në 03 Prill, 2016 09:15

Qeveria greke ka kërkuar shpjegime nga FMN, pasi Wikileaks publikoi transkriptin e një telekonference midis tre zyrtarëve të Fondit, ku thuhet se Athina mund të vihet në lëvizje vetëm nëse i kanoset rreziku i falimentimit.

FMN rekomandon shtim të taksave

Postuar në 25 Mars, 2016 12:03

Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar pasi analizuan situatën buxhetore në Shqipëri rekomandojnë që duke pasur parasysh nivelin relativisht të ulët të shpenzimeve publike, rregullimi fiskal duhet të fokusohet kryesisht në anën e të ardhurave. Në deklaratën përmbyllëse thuhet se "Duke pasur parasysh nevojën për shpenzime më të mëdha në fusha të tilla si infrastruktura dhe arsimi, si dhe efikasitetit relativisht të ulët të taksave në Shqipëri, strategjia e konsolidimit duhet të fokusohet në zgjerimin e bazës tatimore dhe në forcimin e pajtueshmërisë dhe administrimit të të ardhurave".

Ministri i Financave: “Lamë pas skenarin grek. Faktor primar në investime të jetë sektori privat”

Postuar në 22 Mars, 2016 15:15

Fondi Monetar Ndërkombëtar i bashkohet zërave të partnerëve të Shqipërisë që kërkojnë reformën në drejtësi. Gjatë një konference për shtyp me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, shefja e Europës Lindore dhe Jug-lindore e FMN-së, Anita Tuladhar deklaroi se përmirësimi i parametrave ekonomikë kalon nga reformat strukturore.  “Për të përmirësuar klimën e biznesit më tej, nevojitet që të vazhdohet puna me reformat strukrurore sa i takon të drejtave të pronësisë, reformës në drejtësi dhe në fushën e së drejtës së shoqërive”, tha ajo.

Rritja e popullsisë dhe jetëgjatësisë çon drejt rënies sistemet e pensioneve dhe shëndetësisë

Postuar në 05 Mars, 2016 22:15

Në një perspektivë afatgjatë sistemet  e pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore nuk do të jenë të qëndrueshme për shkak të rritjes së popullsisë në botë por dhe zgjerimit të demografisë për moshat e plakura. Shqetësimi ësthtë ngritur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Shefja e FMN, Christine Lagarde tha se se kombinimi i plakjes dhe rritjes së popullsisë globale do të reduktojë rritjen në ekonomitë e zhvilluara me 0.2% në afat të mesëm dhe 0.4% në vendet në zhvillim.

92 milionë euro më pak investime të huaja në 2015

Postuar në 29 Shkurt, 2016 10:58

Investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare pësuan rënie me 11 për qind gjatë vitit 2015, sipas statistikave të qeverisë shqiptare të përpunuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.  Investimet ranë për të dytin vit radhazi në 2015 ndërsa fluksi i tyre zbriti në 720 milionë euro nga 812 milionë euro që u llogaritën më 2014.

S'ka fund ankthi i grekëve, FMN parasheh krizë të borxhit në mars

Postuar në 27 Shkurt, 2016 10:53

Geqia do të ndeshet me vështirësi të mëdha për shlyerjen e borxhit në fund të muajit mars. Konstatimi është i Fondit Monetar Ndërkombëtar sipas një burimi që ka referuar për gazetën gjermane Der Spiegel.
FMN këmbëngul në mbajtjen e premtimeve për reformën e pensioneve duke bllokuar raportin e vlerësimit që do t'i hapte dritën jeshile paketës së tretë të shpëtimit. Sipas FMN, përderisa qeveria nuk arrin të taksojë siç duhet prodhuesit atëherë është e detyruar të bëjë shkurtime në sektorin e pensioneve.

FMN: Të anulohet vendimi për heqjen e taksave ndaj biznesit të vogël

Postuar në 25 Shkurt, 2016 15:43

Një raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, nënvizon se masa e qeverisë për heqjen e tkasave për biznesin e vogël, prek strategjinë e stabilizimit financiar. “Strategjia e qeverisë për konsolidim gradual që bazohet në zgjerimin e bazës së tatimpaguesve dhe përmirësimin e administrimit, është e duhura.

Pages

Subscribe to RSS - FMN